LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane Contentful me partner të ri në Kosovë

Kompania gjermane Contentful me partner të ri në Kosovë

Një prej kompanive më të avancuara në zhvillim softuerik në Kosovë, Frakton, ka bërë të ditur sot një marrëveshje të re partneriteti me kompaninë gjermane Contentful.

Contentful është kompani lidere në ofrimin e zgjidhjeve për korporata përmes CMS-it të ashtuquajtur “pa kokë” dhe përmes saj ndihmon ndërmarrjet globale të kalojnë nga CMS-ët tradicionalë në krijimin dhe lansimin më të shpejtë të produkteve dhe shërbimeve digjitale.


Contentful është themeluar në vitin 2013, dhe është listuar nga “New York Times” si një prej 50 startup-eve në rrugëtim drejt vlerësimit një miliard dollarësh, si dhe është listuar në mesin e top 10 kompanive më të mira për të punuar në Gjermani.

Baza e saj e konsumatorëve përbën mbi 39% kompani nga Fortune 1000, si dhe startup inovativ dhe agjencitë kreative më të mira në botë. Kompanitë e tilla janë Spotify, Urban Outfitters, Red Bull, Jack in the Box, The British Museum, Xoom, Lenovo, Brandless e shumë të tjera, të cilat mbështeten në Contentful për të krijuar, menaxhuar dhe realizuar përmbajtje digjitale në çfarëdo kanali apo platformë.

“Jemi të lumtur që po nisim këtë partneritet me kompaninë Gjermane Contentful, e cila do t’u mundësojë klientëve tanë të kenë në mes tjerash edhe zgjidhjet më të mira dhe më të modernizuara për menaxhimin e përmbajtjes”, u shpreh Çelik Nimani, partner dhe drejtor ekzekutiv në Frakton.

“Korporatat kanë një presion në rritje të vazhdueshme për të krijuar eksperienca të avancuara digjitale për klientët e tyre, por CMS-ët tradicionalë nuk po arrijnë të mbajnë hapin më të gjitha proceset e zhvillimit softuerik që po ndodhin sot. Kjo është arsyeja pse kemi përzgjedhur bashkëpunimin me Contentful dhe arsyeja pse ajo do të jetë zgjidhja e duhur”, ka shtuar ai.

Frakton është kompania e vetme në Kosovë dhe ndër të pakta në rajon, që ka marr statusin zyrtar Contentful Professional Solution Partner. Në mes tjerash ajo ka arritur që të certifikojë pesë inxhinierë softuerik nga stafi i saj si Contentful Certified Professionals, duke i mundësuar kështu rritjen e kapaciteteve dhe njohurive profesionale përreth Contentful, për të ofruar shërbime dhe zgjidhje të reja në tregun global.

Për Contentful

Partneriteti i Contentful me Frakton, do të mundësojë që korporatat të kenë më shumë mundësi për të sjellë në jetë produkte dhe eksperienca digjitale me një shpejtësi dhe madhësi shumë më të avancuar krahasuar me CMS-ët tradicional. Ajo që është unike dhe vlen të theksohet është që, infrastruktura e Contentful unifikon përmbajtjen në një vend, e dërgon atë në çfarëdo platforme digjitale përmes APIs dhe e bën menjëherë të editueshme në një web aplikacion intuitiv.

Në mes tjerash Frakton, veçse ka kompletuar një projekt të tillë, për një kompani tjetër gjigante Gjermane e cila përdorë zgjidhjen për ekipin e saj global që përmbanë më shumë 300 agjentë të shitjes anembanë botës.

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Teknologji
Kalo në kategori