LAJMI I FUNDIT:

Kompania Frutex 4 ditë pa energji elektrike, paralajmëron padi ndaj KEDS

Kompania Frutex 4 ditë pa energji elektrike, paralajmëron padi ndaj KEDS

Kriza energjetike në Kosovë është duke shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha edhe në bizneset e Kosovës.

Kompania Frutex, në një deklaratë për media ka njoftuar se që 4 ditë jo vetëm që ka reduktime disa orëshe, por edhe kur energjia elektrike kyçet tensioni është shumë i ulët dhe për pasojë duhet të vazhdohet puna me gjenerator.

Aktvizimi i gjeneratorëve me kapacitet 1000 kW jo vetëm dhjetëfishon  koston, por i rrezikon pajisjet elektronike si pasojë e mos përballimit të punës së gjatë 24 orëshe.

Prandaj Frutex ka paralajmëruar ngritjen e një padie kundër KEDS për shkak të dëmeve të shkaktuara në linjat prodhuese.

Artikull i sponzorizuar