Pas njoftimit të falimentimit të operatorit britanik të udhëtimeve, Thomas Cook, falimentim ka kërkuar edhe dega e kësaj kompanie në Gjermani, Thomas Cook GmbH.
Kryetarja e bordit drejtues të Thomas Cook GmbH, Stefanie Berk, tha në një deklaratë se edhe pse dëshironin të shmangnin hapin gjyqësor, kompania nuk arriti zgjidhje afatshkurtër përmes negociatave dhe në këtë mënyrë u detyrua që kërkesën për falimentim ta parashtrojë në gjykatë.
Sipas një njoftimi, Thomas Cook GmbH rikujtoi se 140 mijë persona gjenden në pushime me Neckermann, Öger Tur, Air Marin dhe Buchen, duke shtuar se janë në kontakt me Ministrinë e Jashtme gjermane dhe kompanitë e sigurimeve për kthimin e këtyre personave.
Siç mësohet, Thomas Cook GmbH nuk ka marrë përgjigje në kërkesën e saj për kredi, edhe pse degës tjetër të kompanisë në Gjermani, Condor, i është ofruar mbështetje shtetërore.
Ndryshe, dy ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Britanisë njoftoi fundin e funksionimit të Thomas Cook, një prej kompanive më të mëdha në botë për organizimin e pushimeve, pas dështimit të negociatave për shpëtimin e operatorit, ndërsa më pas u fillua një aksion për kthimin e mbi 150 mijë shtetasve britanikë nga shumë vende. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën