LAJMI I FUNDIT:

Kompania e fluturimeve “Turkish Airlines” urë lidhëse në mes Kosovës dhe 121 shteteve 

Kompania e fluturimeve “Turkish Airlines” urë lidhëse në mes Kosovës dhe 121 shteteve 

Turkish Airlines është linja ajrore kombëtare e Turqisë e cila ka filluar operimin e saj në Kosovë nga prilli i vitit 2002 me tri fluturime në javë, ndërsa sot Turkish Airlines operon nga Stambolli për në Prishtinë me katërmbëdhjetë fluturime në javë përkatësisht dy fluturime në ditë, mëngjes dhe në mbrëmje.

Fluturimet e mëngjesit ofrojnë lidhje përmes Stambollit për në Amerikë, Evropë dhe në disa destinacione të Afrikës, kurse fluturimet e mbrëmjes përmes Stambollit ofrojnë lidhje për Lindje të Largët, Lindjen e Mesme dhe prapë disa destinacioneve të Afrikës.

Me një flotë mbi 300 aeroplanë, Turkish Airlines përmes Stambollit bëhet urë lidhëse në mes të Kosovës dhe 305 destinacioneve, përkatësisht 121 shteteve të botës.

Kështu tha menaxheri, Emre Menevse, në një takim me mediat e Kosovës në një ‘Press Trip’, që ia bën kompanisë Turkish Airlines.

Sipas tij, për katër vite me radhë Turkish Airlines është zgjedhur si kompania më e mirë në Evropë.

“Për momentin Turkish Airlines i posedon 320 aeroplanë.Turkish Airlindes është themeluar në vitin 1933 dhe ka funksionuar vetëm në shtetin turk deri në vitin 2003 ku ka operuar edhe jashtë saj. Në 121 shtete deri më tash operon kompania Turkish Airlines me 305 destinacione në të gjithë botën. Për momentin të punësuar në kompaninë Turkish Airlines, janë të punësuar 24.075 punëtorë, ndërsa numri i përgjithshëm me ortak dhe bashkëpunëtorë shkon deri në 51.184 punëtorë”, ka thënë Menevse.

Po ashtu një tjetër risi nga kjo kompani do të vije më 29 tetor 2018, ku pritet të përfundoj faza e parë e aeroportit më të ri në Turqi.

Aeroporti i ri ka gjithsej gjashtë pista për aeroplanë dhe katër terminale. Të punësuar do të jenë 225.000 punëtorë dhe i gjithë projekti do të përfundoj në vitin 2025.

Përveç çmimeve joshëse, kohe pas kohe çmimeve promocionale si dhe mundësive të ndryshme për pasagjerët e saj, Turkish Airlines ofron edhe një mundësi që është rimbursimi i biletave të procesuara në rast se refuzohet viza nga ambasadat e caktuara për fluturimet me pikënisje nga Prishtina për në Evropë dhe Amerikë dhe duke iu përmbajtur disa kritereve tjera:

  • Rimbursimi vlenë vetëm për fluturimet e operuara nga Turkish Airlines me pike nisje nga Prishtina për në SHBA apo në Evropë.
  • Rimbursimi aplikohet vetëm në pikën e blerjes së biletës para datës së nisjes.
  • Rimbursimi mund të bëhet vetëm në rastet kur pasagjeri në pikën e blerjes së biletës paraqet pasaportën si dhe fletë refuzimin e vizës nga ambasada e cila përmbanë emrin dhe mbiemrin e pasagjerit, nënshkrimin e zyrtarit dhe vulën e ambasadës relevante.
  • Rimbursimi është i mundshëm vetëm për shtetasit kosovar.

Ndryshe, sa i përket shërbimeve, çdokush që fluturon me Turkish Airlines përmes Stambollit dhe ka kohë pritjeje të paktën gjashtë orë është i mirëpritur në Touristanbul si dhe për udhëtarët të cilët udhëtojnë në ‘business class” iu mundësohet shfrytëzimi i “CIP Lounge’it” në aeroportin Ataturk. /Telegrafi/