LAJMI I FUNDIT:

Kompania e fluturimeve “Turkish Airlines”, operon në 120 shtete të botës

Kompania e fluturimeve “Turkish Airlines”, operon në 120 shtete të botës

Turkish Airlines, është linja ajrore kombëtare e Turqisë ka filluar operimin e saj në Kosovë nga Prilli i vitit 2002. Sot, Turkish Airlines operon nga Stambolli për në Prishtinë me katërmbëdhjetë fluturime në javë përkatësisht dy fluturime në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Me një flotë mbi 300 aeroplan Turkish Airlines përmes Stambollit bëhet urë lidhëse në mes të Kosovës dhe mbi 300 destinacioneve(250 destinacione ndërkombëtare dhe 49 destinacione kombëtare), përkatësisht 120 shteteve të botës.

Përmes fluturimeve të mëngjesit, Turkish Airlines lidh Kosovën me kontinentin e Evropës, Amerikës Veriore dhe Jugore, një pjesë të Afrikës, dheTurqinë kurse përmes fluturimeve të mbrëmjes me Lindjen e Largët, Azinë, Lindjen e Mesme, një pjesë të kontinentit të Afrikës dhe Turqinë.

Sipas anketës së Skytrax 2016, për të gjashtën herë radhazi Turkish Airlines u zgjodh“Avio kompania më e mirë në Evropë”, dhe për të tretën herë radhazi “Avio kompania më e mirë në Evropën Juglindore”.

Duke e fituar vendin e parë në botë për “Best Economy Catering Service”, në vitin 2013 dhe 2014 e ka fituar vendin e parë në botë për “Best Business Catering Service”, dhe “Best Business Class Lounge Dining”.

Në shpërblimet e vitit të fundit të”Best Business Airline Lounge”, Turkish Airlines është përzgjedhur përsëri e para në botë në “Best Business Class Dining Lounge” dhe “Best Business Class On-Board Catering”.

Sa i përket shërbimeve, çdo kush që fluturon me Turkish Airlines përmes Stambollit dhe ka kohë pritjeje të paktën gjashtë orë është i mirëpritur në Touristanbul.

Pasi të mbërrini në Aeroportin Ataturk në Stamboll, mund të kërkoni një turneu tek zyrja e Turkish Airlines (Turkish Airlines Hotel Desk) e cila gjendet pas kontrollit së pasaportave.

Detajet më të hollësishme mund t`i gjeni në web faqen http://www.istanbulinhours.com/

Ju mund të përdorni shërbimin Miniport nëse qëndroni në një nga hotelet me cilat kemi marrëveshje në Taksim, ku për detaje më të hollësishme mund të drejtoheni në web faqe https://en.miniport.istanbul/, ose mund të bëni dorëzimin e valixheve tek pika e MiniPort në Taksim.

Pas dorëzimit të bagazhit mund të bëni monitorimin përmes pajisjet të zgjuara (Smart Phones) , ndërsa kompania jonë kontraktuese e ngarkesave merr bagazhin tuaj në kohën e caktuar dhe e transporton në aeroport.

Ndërkohë, ju mund të shijoni kohën tuaj në qytet deri në momentin e fundit.

Bagazhet merren tek pika e MiniPort në aeroport 2 orë para fluturimit tuaj.

Si dhe dy produktet e Turkish Airlines janë Miles and Smiles.

Programi i Turkish Airlines ‘Miles & Smiles’ i ofron udhëtarit një botë gjithnjë në zgjerim të mundësive. Udhëtarët mund të fitoj në dhe të shpenzoj në mila me Turkish Airlines dhe në partnerët e saj Star Alliance. Mundësia e ngritjes së statuseve të Miles & Smiles kartelës Classic Card, Classic Plus Card, Elite Card, Elite Plus Card.

Turkish Corporate Club ka zbritje për të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.

Nuk ka ndëshkime për ndryshime në rezervim. Përfitoni nga pagesat speciale të bagazheve për bileta të zbritura.

Gjithashtu, Turkish Airlines ka organizuar një shëtitje dyditore për të rinjtë e Sos Fshatrave të Fëmijëve, në Stamboll. Qëllimet e kompanisë në lidhje me këtë shëtitje kanë qenë që të rinjtë e Sos Fshatit të kenë mundësit ta përjetojnë fluturimin me Turkish Airlines, të informohen me procedurat gjatë udhëtimeve me aeroplan, të vizitojnë qytetin e Stambollit duke përfshirë vendet historike dhe kulturore, si dhe në t’i vizitojnë departamentet e Turkish Airlines duke përfshirë ‘Flight Academy’, ‘Turkish Do&Co’, ‘Turkish Technic’.

Informatat më të hollësishme në lidhje me Turkish Airlines mund të merren në ueb faqen zyrtare www.turkishairlines.com apo në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Youtube, Linkedin, and Instagram. /Telegrafi/