LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Politik i KiE miraton propozimin e Bashës për konfiskimin e 300 miliardë eurove pasuri Rusisë

Komiteti Politik i KiE miraton propozimin e Bashës për konfiskimin e 300 miliardë eurove pasuri Rusisë

Komiteti Politik i Këshillit të Europës ka miratuar unanimisht propozimin e Lulzim Bashës për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Lajmin e ka dhënë vetë deputeti demokrat në një postim me video në Facebook.


Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë dhe një rekomandim nga  Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Ai thekson se ky është një paralajmërim për çdo agresor që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin apo që ka synim pushtimin e territoreve.

“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe paralajmërim për çdo agresor tjetër në Europë e gjetkë dhe ne veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë e stabilitetin apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo imponim me forcë synimesh politike do të përballet me të njëjta masa”./A2 CNN