LAJMI I FUNDIT:

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, miraton propozimin për liberalizim për Kosovën

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, miraton propozimin për liberalizim për Kosovën

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Ka qenë Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në PE, e cila përmes një postimi në Twitter ka deklaruar votimin.

Ajo është shprehur e gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga KPJ i Parlamentit Evropian.


“Tash politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shënuar Lunaçek.

Nga ana tjetër edhe ministri për Integrime, Bekim Çollaku, ka shprehur kënaqësinë e tij për votimin pozitiv.

“E mirëpres votimin pozitiv të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të procedurave të vendimmarrjes dhe ndihmon në miratimin e vendimit për liberalizim nga pjesa tjetër e Parlamentit Evropian. Në të njëjtën kohë besoj se nga ana jonë kjo do të kuptohet si një shenjë e mirëbesimit nga Parlamenti Evropian që të kryejmë obligimin e vetëm të mbetur. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza, dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian i kanë dhënë një shtyrje përpara të rëndësishme sot këtij procesi. Prandaj, unë për këtë i falënderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit, duke filluar me Eurodeputeten Ulrike Lunacek. Besoj se nga këtu, do të përshpejtohet vendimmarrja në Parlament Evropian dhe Këshill në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë pa viza këtë vit”, ka shkruar ministri Çollaku. /Telegrafi/

www

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori