Komiteti i Gjyqtarëve merr vendimin për kartonin e kuq të Valverdes ndaj Atletico Madridit

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë ka mbështetur fuqishëm vendimin për përjashtimin e Federico Valverde gjatë derbit të zjarrtë mes Real Madrid dhe Atletico Madrid në La Liga.
Kartoni i kuq i diskutueshëm, i dhënë në minutat e fundit nga arbitri Jose Luis Munuera Montero, është rishikuar dhe konfirmuar nga organi drejtues, i cili këmbëngul se vendimi ishte i drejtë.
“Gjyqtari akordoi karton të kuq direkt, duke e interpretuar aksionin si një goditje ndaj kundërshtarit në një moment kur topi nuk ishte në distancë loje, me përdorim force të tepruar”.
Edhe zyrtari i VAR-it, Trujillo Suarez, vendosi të mos ndërhyjë pas shqyrtimit të incidentit nga disa kënde.

“Pas rishikimit të pamjeve, pika e kontaktit, natyra e veprimit dhe intensiteti ishin në përputhje me një ndërhyrje të rëndë. Nuk kishte asnjë gabim të qartë dhe evident”.
Organi i gjyqtarëve shkoi edhe më tej, duke hedhur poshtë ankesat pas ndeshjes nga të dy klubet dhe duke vlerësuar arbitrimin në tërësi.
“Vendimet e marra si në fushë ashtu edhe nga VAR-i ishin të përshtatshme”, thuhej mes tjerash në reagimin e tyre.
Pas këtij kartoni të kuq, ylli i Real Madridit me shumë mundësi do t’i humbasë dy ndeshjet e radhës me Mallorcën (mysafir) dhe Gironën (vendas)./Telegrafi/























































