LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Kryetari Ivanov ka kryer vepër penale me vendimin e tij për falje

Komiteti i Helsinkit: Kryetari Ivanov ka kryer vepër penale me vendimin e tij për falje

Në raportin mujor të Komitetit të Helsinkit për të drejta te njeriut (KH), thuhet se kryetari Gjorge Ivanov i ka tejkaluar kompetencat e tija ligjore dhe kushtetuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë hap, Komiteti i Helsinkit (KH) konsideron se kryetari ka kryer veprën penale „keqpërdorim të detyrës zyrtare sipas Nenit 353 të Ligjit Penal të Republikës së Maqedonisë“.


KH e bazon këtë vlerësim në faktin se vendimi për falje është sjellur pa batë ligjore, duke marrë parasysh se Neni 11 i Ligjit për falje, në të cilin thirret kryetari, është shfuqizuar dhe nuk është pjesë e rendit juridik të Maqedonisë./Telegrafi/