LAJMI I FUNDIT:

Komisioni: Vija kufitare me Malin e Zi në përputhje me strategjitë zhvillimore të Pejës

Komisioni: Vija kufitare me Malin e Zi në përputhje me strategjitë zhvillimore të Pejës

Komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror ka dërguar një komunikatë me disa harta, ndërsa ndër të tjera thuhet se vija kufitare me Malin e Zi është në përputhje të plotë me Strategjitë Zhvillimore Lokale të Komunës së Pejës.


Në komunikatë thuhet se vija administrative ndërmjet komunave kufitare Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës dhe komunave Plavë, Beran e Rozhajë të Malit të Zi ishin dhe janë njëkohësisht vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në gjithë periudhën 1974-2015.

“Kjo vijë administrative ka ngelur e pandryshuar, e pranuar dhe të administruara nga kryetarët e Komunave kufitare Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës. Asnjë plan zhvillimor e strategjik i  këtyre komunave nuk ka kaluar përtej vijës administrative të territorit të komunës. Në të gjitha dokumentet komunale si për vijën e kufirit dhe të sipërfaqes nuk ka ndryshim dhe nuk e kanë paraqitur as kryetarët e komunave të cekura më herët”, thuhet më tej. 

Komuna e Pejës, të gjitha planet zhvillimore dhe të tjera i ka të planifikuara vetëm brenda kufirit administrativ në 70 zonat kadastrale të saj. Sipërfaqja e Komunës se Pejës me të gjitha zonat kadastrale, shkruan në dokumentet e planeve zhvillimore dhe strategjike është  603 kilometra katrorë. Sipas komunikatës njëkohësisht, ky kufi i paraqitur në hartë  ishte kufi administrativ ndërmjet komunës së Pejës dhe komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi.

“Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës me Malin e Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror”.

Komuna e Pejës ka përgatitur planin zhvillimor të  quajtur “Strategjia Zhvillimore Lokale” në  Mars të  vitit  2009 nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës  Ali Berisha. Projekti ishte i mbështetur nga BE-ja si shihet edhe logo në vazhdim. Kopja e këtij dokumenti zyrtar është i deponuar edhe në BE.

1

“Kryetari i Komunës se Pejës Ali Berisha në faqe 2, për Strategjinë e Zhvillimit Lokal i falënderon mbështetësit dhe ekspertët dhe këtë strategji e quan ‘…dokument të rëndësisë së veçantë’… për Komunën e Pejës.

Aty Berisha citohet të ketë thënë  se “Në këtë kontekst kam kënaqësinë t`iu përgëzoj për punën që keni bërë në përgatitjen e, duke shfrytëzuar rastin këtu të falënderoj si mbështetjen financiare të Komisionit Evropian ashtu edhe implementuesin e këtij projekti, BDPA-në”, transmeton KP.

“Edhe një herë, iu përgëzoj për përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësie të veçantë për Komunën e Pejës, i cili trason një rrugë me rëndësi por, njëkohësisht, shumë sfidues për Komunën e Pejës. Me këtë rast nga ana e ime dhe e stafit tim, zotohem se do të ekzistojë në vazhdimësi mbështetje institucionale për arritje të objektivave të kësaj strategjie”, citohet ish kryetari i Pejës Ali Berisha.

Deklarata e kryetarit të Komunës se Pejës është bashkëngjitur në vijim, së bashku me kopertinën e Strategjisë zhvillimore lokale e vitit 2009 Pejë.

“Harta zyrtare e Pejës e paraqitur në projektet e strategjive për zhvillim ekonomik si është  “Strategjia Zhvillimore Lokale” ka edhe kufirin e Komunës se Pejës, natyrisht kufiri i Republikës së Kosovës me Malin e Zi është pa asnjë ndryshim në periudhën 1974-1988-2008-2015”.

2

Në komunikatën e Komisionit thuhet se në përpilimin e kësaj Strategjie për Zhvillim Lokal të Pejës ishin të angazhuar mbi 50 ekspertë nga stafi i Komunës se Pejës dhe të tjerë për qëllime të ndryshme profesionale.

Ky komision shtron pyetjen se a është e mundur që në vitin 2009, ish-kryetari, Berisha të jetë aq i entuziazmuar me strategjinë apo dokumentin e veçantë, dhe me mbi 50 ekspertë të angazhuar dhe fare nuk e kishte në strategji Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën?

“Prapë shtrohet pyetja, a thua gjithë këta ekspertë lokal dhe dy  ish kryetarët e Komunës së Pejës, Ali Lajçi dhe Ali Berisha që i përpiluan dhe i aprovuan dokumentet zyrtare e strategjitë zhvillimore të  Komunës se Pejës, të cilët i quajtën ‘..dokument të rëndësisë së veçantë’, pse e lanë jashtë dhe nuk parapanë që ta zhvillojnë Bjelluhen, Çakorin  dhe Kullën”.

“Komuna e Pejës në fund të vitit 2009, kishte filluar zbatimin e një projekti digjital të quajtur GIS kabineti. Në këtë web faqe paraqitet edhe harta e Komunës se Pejës me të gjitha 70 zonat kadastrale. Kjo hartë e web–GIS  të Pejës e ka të njëjtën vijë të kufirit nga viti 1974-1988-2008-2015”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës kjo nënkupton se vija përkufizuese e Komunës se Pejës, Kosovës me Malin e Zi, është e njëjtë me atë që është shënuar nga Komisioni shtetëror.

“Ndoshta edhe ish kryetari  Ali Berisha, sikurse ish paraardhësi i tij Ali Lajçi  e kanë lënë që Bjelluhen, Çakorin  dhe Kullën ta vendosin në strategjinë e radhës pas viti 2025 sikurse të plani zhvillimor 2006-2025”.

3

Sipas komunikatës së Komisionit,  kjo tregon, se  ish kryetarët e Komunës së Pejës, Lajçi, Berisha dhe kryetari aktual Gazmend Muhaxheri e kanë të qartë se kanë administruar e qeverisur me Komunën e Pejës me sipërfaqe 603km2 me 70 zona kadastrale.

“Duke e ditur se janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare, atëherë Komuna e Pejës nuk përfshin territor tjetër. Mos të krijohet huti sepse ligjërisht është e  ditur që nuk ka territor shtetëror jashtë komunave sepse territorin e Kosovës e përbëjnë 38 komuna me zonat e tyre kadastrale”.

“Komisioni shtetëror ka punuar me përpikëri dhe në bazë të dokumentacionit zyrtar për vijën kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Malit të Zi të periudhës 1974-1988-2008-2015. Me këtë konfirmohet se Komisioni shtetëror nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Komunës se Pejës që ajo e kishte”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori