Ditët e fundit, Komisioni i Venedikut është përmendur në media në lidhje me disa çështje ligjore dhe institucionale të Maqedonisë, veçanërisht edhe me çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe.
Në lidhje me këtë është deklaruar edhe Bujar Osmani, i cili tha se “në fushën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, në drejtim të avancimit të implementimit të elementeve legjislative nga Marrëveshja Kornizë, Qeveria do të përgatisë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili më pas do të dorëzohet në Parlament por edhe në Komisionin e Venedikut për konsultime”.
Që të dini më saktë se çfarë komisioni është dhe cili është roli i tij, Telegrafi Maqedoni u sjell të dhëna tëpërgjithshme rreth këtij organi evropain, ku bën pjesë edhe Maqedonia.
Komisioni i Venedikut është një trup këshillues i Këshillit të Evropës (KiE) dhe përbëhet nga ekspertë të pavarur të sferës së të drejtës kushtetuese. Është themeluar në vitin 1990 pas rënies së Murit të Berlinit, në një kohë të nevojave të menjëhershme për ndihmë kushtetuese në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Zyrtarisht njihet si Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit, por për shkak të vendit të takimit, Venedik, Itali, ku sesionet mbahet për katër herë në vit, i referohen si Komisioni i Venedikut.
Roli i Komisionit është që të ofrojë këshilla ligjore për shtetet anëtare, posaçërisht për të ndihmuar shtetet që dëshirojnë që t’i përshtatin strukturat e tyre legale dhe institucionale në një linjë me standardet evropiane. Gjithashtu Komisioni ofron përvojë ndërkombëtare në sferën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Komisioni ka 61 anëtarë, 47 janë anëtarë të Këshillit të Evropës, kurse 14 të tjerët janë Algjeria, Brazili, Kili, Kosta Rika, Izraeli, Kazakistani, Korea, Kosova, Kirgistani, Maroku, Meksika, Peru, Tunisi dhe SHBA-të.
Anëtarët individual janë profesorë universitar të së drejtës publike dhe ndërkombëtare, gjykatës kushtetues dhe të gjykatave të larta, anëtarë të kuvendeve kombëtare dhe një pjesë janë shërbyes civil.
Këshilli punon posaçërisht në tre sferat:
-Institucione demokratike dhe të drejtat fundamentale,
-Drejtësi kushtetuese dhe drejtësi e zakonshme,
-Zgjedhje, referendume dhe partitë politike.
Ky komision ka Sekretariatin e Përhershëm në Strasburg, Francë, te kryeqendra e Këshillit të Evropës. Sesionet plenare mbahen në Venedik, Itali, katër herë në vit (mars, qershor, tetor dhe dhjetor).
Nga vendet pjesëmarrëse, 5 janë mbikëqyrjëse, si edhe një vend anëtar i asociuar. BE-ja dhe OSBE-ja marrin pjesë në punët e këtij komisioni. Deri tani, Komisioni i Venedikut ka ofruar mbi 500 mendime për më shumë se 50 shtete dhe 80 studime, ka organizuar 250 seminare dhe konferenca me dhjetëra gjykata dhe universitete, ka mbi 3000 shërbyes civil të trajnuar për të drejtat e njeriut, të drejtën administrative. Në më shumë se 90 raste, edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë në konsideratë mendimet e Komisionit të Venedikut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze