LAJMI I FUNDIT:

Komisioni porpozoi 58 orë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni, Qeveria ende nuk ka marrë vendim

Komisioni porpozoi 58 orë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni, Qeveria ende nuk ka marrë vendim
Ende nuk dihet se si do të jetë regjimi i lëvizjes gjatë fundjavës që vjen.
Komisioni për Sëmundje Infektive në Qeveri dorëzoi propozim ku thuhet që ora policore duhet të fillojë në ora 19:00 të shtunën dhe të zgjasë deri në ora 5 e mëngjesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këtë e vërtetoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Arsye për këtë propozim vjen si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me coronavirus gjatë ditëve të fundit.
“Të gjitha rastet që i kishim gjatë këtyre ditëve në përqindje të madhe janë për shkak të takimeve familjare që po ndodhin këto ditë. Pikërisht për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, kemi raste të reja. Kështu që vetëm me masa rigoroze mund të kemi efekte të vërteta”, tha ministri Filipçe.
Në rrjete sociale dhe një pjesë e madiave u njoftua se është marrë vendimi për karantinë gjatë fundjavës, Qeveria demantoi duke thënë se deri tani nuk ka mbajtur mbledhje dhe se nuk është marrë asnjë vendim për kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës.
“Sot nuk kishte mbledhje qeveritare dhe nuk janë është marrë asnjë vendim qeveritar. Të gjitha vendimet për masat me menaxhimin me Covid-19 merren me vendime qeveritare. opinioni menjëherë do të njoftohet kur do të caktohet seanca në Qeveri, si dhe për çdo vendim qeveritar”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori