LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i përkohshëm për mediat në Maqedoni reagon ndaj videove të shfaqura nga shoqatat qytetare

Komisioni i përkohshëm për mediat në Maqedoni reagon ndaj videove të shfaqura nga shoqatat qytetare

Komisioni i përkohshëm për mbikëqyrjen e mediave në Maqedoni, i’u bë thirrje shoqatave qytetare të respektojnë Ligjin Zgjedhor gjatë fushatave që i zbatojnë në periudhën parazgjedhore. Ky reagim vjen pasi televizionet Telma dhe Alsat emituan video të fondacionit Shoqëria e Hapur në Maqedoni, si pjesë e fushatës “Ne vendosim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke filluar nga përgjesjësia për respektimin e Kodit Zgjedhor dhe mundësimin e klimës pozitive për zgjedhje të lira dhe demokratike, Komisioni i përkohshëm ju bën thirrje shoqatave qytetare të respektojnë Kodin Zgjedhor. Ne si komision i respektojmë të drejtat e shoqatave qytetare për organizimin e fushatave me interes publik dhe edukimin e qytetarëve, por ata duhet të jenë të vemëndëshëm me mesazhet e tyre që mos të identifikohen me mesazhe të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni, i publikuar sot në faqen e Agjencisë për Media.


Për gjatë mbledhjes së sotme, anëtarët e komisionit thanë se videot e emituara në televizionet e lartëpërmendura aludojnë në mesazhe të partisë LSDM, dhe me këtë bëjnë thyerje të Kodit Zgjedhor./Telegrafi/