LAJMI I FUNDIT:

​Komisioni për të Drejtat e Njeriut kërkon shfuqizimin e udhëzimit që ua mohon shkollimin vajzave që bartin shami

​Komisioni për të Drejtat e Njeriut kërkon shfuqizimin e udhëzimit që ua mohon shkollimin vajzave që bartin shami

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut i kanë kërkuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, që të shfuqizojë një udhëzim administrativ që ua mohon të drejtën për vijimin e mësimit vajzave që bartin shami. Të njëjtin udhëzim administrativ të miratuar në vitin 2014, e kanë quajtur diskriminues.

Ministri teksa ka treguar se në bazë të cilit legjislacion u ndalohet bartja e shamisë vajzave në shkolla, ka shprehur gatishmërinë që së bashku me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të krijojnë një grup punues për të ndryshuar atë udhëzim administrativ.


Anëtarët e komisionit kanë kërkuar të dinë se cila është baza ligjore në të cilën po bazohen drejtoritë komunale të arsimit dhe ato shkollore që po ua mohojnë të drejtën e shkollimit vajzave për shkak të bartjes së shamisë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se si bazë ligjore është urdhëresa administrative e MASH-it, e vitit 2014, përmes të cilit ndalohet bartja e uniformës fetare.

“Si bazë ligjore është urdhëresa administrative e MASHT-it 6.2014 kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit të shkollave të mesme të larta në nenin 3, thotë veprimet e ndaluara ku pika 1.13 ndalohet bartja e uniformës fetare. Unë vet jam besimtar, nuk e praktikojë por unë besoj në Zot, në shtet, kështu që, urdhëresa administrative e cila është nënshkruar prej një ministri sa ke 6/2014 është i bazuar në dy ligje të cilat ligje thirren ligjin për arsimin para universitar dhe në ligjin për arsimin profesional”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Besa Ismajli, ka pyetur ministrin se a ka ligj që e ndalon përdorimin e shamisë në shkolla.

“A ka një ligj që ndalon përdorimin e shamisë në shkolla, a ka Kosova ligj për këtë gjë apo këto liri themelore të garantuara kushtetuese i keni kufizuar me një udhëzim administrativ. Nëse ka ligj na thoni, nëse nuk ka atëherë na thoni çka do të bëni me këtë udhëzim administrativ që është antikushtetues”, tha ajo.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Veton Berisha, tha se udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla po ndikon edhe tek komuniteti egjiptian, ku tha se shumë vajza po ndërprenë mësimin për këtë shkak.

“Po dua ta konfirmoj që udhëzimi administrativ ka ndikuar jashtëzakonisht negativ edhe në komunitetin tonë egjiptian dhe në komunitetet tjera, për shkak se predikimi fetar dhe feja është goxha e aplikuar tek ne dhe ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Edhe ashtu e kemi një lloj tërheqje nga procesi mësimor edhe ndalesat e tilla kanë bërë dëm, do të thotë kemi jashtëzakonisht kërkesa që me ndryshua kjo qasje”, tha ai.

Mosvazhdimi i shkollimit, ai tha se po ndikon që pastaj vajzat të martohen në moshë të hershme.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se udhëzimi administrativ që u ndalon vijimin e mësimit vajzave që bartin shami bënë shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Ne mendojmë se është shkelje e të drejtave të vajzave të cilat janë me shami. Ose me e rregullu me ligj ose një udhëzim administrativ më të freskët, sepse vërtetë ndalimi i shamisë është duke bërë shumë dëm, specifikisht në vendet rurale”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci, ka kërkuar që ky udhëzim administrativ të shfuqizohet.

“Një udhëzim administrativ shumë lehtë mund të shfuqizohet dhe mund të bëhet një forme e hulumtimit të situatës reale që e kemi në vend dhe duhet patjetër që të ndërmerren masa, nuk mund të arsyetohemi vetëm nuk kemi çka të bëjmë, jo ki çka me bë se i ki ligjet në fuqi që ta mundësojnë me marrë vendime ku sigurohesh që shkollat në nivel lokal nuk ia mohojnë të drejtën e shkollimit vajzave që janë të mbuluara. Kjo është kërkesa, që të bëni atë çka është në kompetencat e juaja që të rregullohet kjo çështje”, tha ajo, raporton kp.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se MASH ka bërë shkelje me këtë udhëzim administrativ, duke shtuar se u është mohuar e drejta elementare për t’u arsimuar secili.

“Më mirë të kemi në shkolla këto vajza, sesa t’i kemi në Siri apo në rrugë pa krye. Nëse jeni të zot e bëni këtë nëse jo”, tha ajo.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka kërkuar që bashkërisht me deputetët, anëtarë të komisionit të formojnë një grup punues dhe të rishikohet udhëzimi administrativ që ua ndalon vijimin e shkollimit vajzave që bartin shami.

“Ajo çka mund të bëjmë ne së bashku, e para është ligji e ka rregulluar që mund të marrim iniciativën nëse ka nevojë edhe komplet legjislacionin e sistemit arsimor me u rishikua dhe me e bë bashkërisht ose tjetrën që po flitet për më shpejt përsëri bashkërisht të gjitha palët e interesit me e rishikuar urdhëresën administrative. Nuk jam person që mund të marr një vendim vet për një urdhëresë administrative dhe për një çështje kaq të ndjeshme, të krijojmë grupin punues në bashkëpunim me ju, me krejt palët e interesit dhe e rishikojmë”, tha ai.

Anëtarët e komisionit janë shprehur të gatshëm që qysh nesër të ulen dhe të diskutojnë për këtë gjë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori