LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë nëse shkollat e mesme në Gostivar do të vazhdojnë online

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë nëse shkollat e mesme në Gostivar do të vazhdojnë online

Kthimi i nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar varet nga përgjigja e Komisionit për Sëmundje ngjitëse. Mësimi me prani fizike u anulua për dy javë për shkak të gjendjes së rënduar epidemiologjike në Komunën e Gostivarit.

Nga vetëqeverisja lokale shprehen optimistë se së shpejti do të ketë mësim me prezencë fizike për shkak se numrat janë në rënie.

Në Sektorin për Arsim në Komunën e Gostivarit vlerësojnë se gjendja pas valës së fundit të pandemisë është përmirësuar dhe kanë dërguar kërkesë në MASH dhe KSI për udhëzime rreth organizimit të mësimit.

“Presim informacione nga MASH dhe KSI nëse të mërkurën do të fillojë mësimi me prezencë fizike ose të hënën e ardhshme. Duke pasur parasysh gjendjen, mendoj se nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore”, tha Aslijan Snopçe, përgjegjëse për arsimin në Gostivar.

Në shkollat fillore në Gostivar të cilët filluan vitin mësimor me prani fizike ka nëntë mësues dhe dy nxënës të infektuar me coronavirus, ndërsa dy paralele janë të izoluara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori