LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për politikë ndëshkimore drejt finalizimit të udhëzuesit për veprat penale të korrupsionit

Komisioni për politikë ndëshkimore drejt finalizimit të udhëzuesit për veprat penale të korrupsionit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur takimi virtual i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore.

“Anëtarët e Komisionit janë njoftuar me Udhëzuesin e miratuar nga Kryeprokurori i Shtetit, për rolin e prokurorit në politikën ndëshkimore, ndërkaq ekspertja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Benina Kusari, ka prezantuar një përmbledhje të draft-Udhëzuesit për veprat penale të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Anëtarët e Komisionit diskutuan rreth këtij draft-udhëzuesi, dhe u dakorduan që komentet plotësuese t’i përcjellin brenda javës”, thuhet në njoftimin për media.


Sipas kreut të Supremes, zbatimi i këtyre udhëzuesve, përveç që ua lehtëson gjyqtarëve vendosjen sipas ligjit, do të ndikojë në konsistencën në dënime, e cila ende lë për të dëshiruar.

“Gjatë këtij takimi, kryesuesi Peci, ka prezantuar anëtaren e re të Komisionit, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, gjyqtaren Albina Shabani. Kryetari falënderoi Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe UNDP për mbështetjen e vazhdueshme për Komisionin Konsultativ për Politikë Ndëshkimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori