LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Antikorrupsion: Tek Angellovska nuk ka përgjegjësi penale

Komisioni për Antikorrupsion: Tek Angellovska nuk ka përgjegjësi penale

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nuk konfirmon përgjegjësi penale, por nga pikëpamja etike shtron çështjen në një nivel të lartë dhe do të rekomandojë rregullim të mëtutjeshëm, veçanërisht memorandumin e bashkëpunimit midis Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave dhe organeve të tjera rregullatorë të cilat do të shtojnë dispozita që rregullojnë konfliktin e interesave, do të japin mënyrën se si ta parandalojnë atë, veçanërisht kur thuhet se funksionarë të caktuara kanë mundësinë të disponojnë informacione dhe të përdorin ata vetë ose të sigurojnë përfitim për dikë tjetër.

Këtë e bëri të ditur sot Biljana Ivanovska, kryetarja e KSHPK-së pas seancës në të cilën u rishikua lënda për konflikt të mundshëm interesi me falimentimin e bankës “Eurostandard” dhe depozitat e ministres së Financave, Nina Angellovska.


Ajo shtoi se përfundimi është arritur bazuar në të gjithë dokumentacionin e marrë nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore.

“Pas marrjes së detyrës, Ministrja e Financave, sipas detyrës zyrtare, kishte informacione dhe të dhëna për lëvizjet në tregjet bankare dhe financiare dhe kishte mundësinë të zbulonte të dhënat që lidhen me bankën, ku ajo është kliente, dhe nuk ishin të disponueshme për depozituesit e tjerë në atë bankë. Ky informacion mund të ketë ndikim në vendimin e saj në lidhje me depozitimin në atë bankë, gjë që i dha asaj një avantazh ndaj depozituesve të tjerë në bankë”, tha Ivanovska.

Dokumenti i parë, sipas Ivanovskas, i cili thotë se situata në bankën “Eurostadnard” ishte diskutuar, ishte procesverbali nga 4 qershori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori