LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Antikorrupsion: Të kufizohet kompetenca diskrecionale e Ministrit të Brendshëm për avancimet në MPB

Komisioni për Antikorrupsion: Të kufizohet kompetenca diskrecionale e Ministrit të Brendshëm për avancimet në MPB

Krahas afatit maksimal të përcaktuar, të përcaktohet afati më i shkurtër për aplikimin për avancim të brendshëm në Ministrinë e Brendshme, të inicohen ndryshime në Ligjin për Punët e Brendshme për të përcaktuar me saktësi fazat dhe standardet e ngritjes në detyrë, të kufizohet kompetenca diskrecionale e ministrit për të rregulluar procedurën me akte nënligjore, të futet transparencë më e madhe dhe të futet sistemi paraprak për zhvillimin e karrierës së zyrtarëve shtetërorë, thonë nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion Korrupsioni (KSHPK).

Siç u theksua në seancë, KSHPK konfirmoi rreziqe të konsidereueshme rregullatorë nga korrupsioni dhe konflikti i interesit gjatë analizimi të neneve të caktuara nga neni 14 nga Rregullorja për mënyrën e kryerjes së përzgjedhjes gjatë vendosjes dhe avancimit dhe për mënyrën e zbatimit të sistemit të karrierës së punëtorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Anëtari i KSHPK-së, Zoran Bogoevski thotë se Ministrit i është dhënë kompetencë e gjerë diskrecionale për të rregulluar procedurën e gradimit të punonjësve përmes një akti nënligjor pa një kuadër të saktë ligjor, gjë që krijon rrezik për të ndikuar në sistemin e meritës dhe integritetin e vetë procesit.


“Me qëllim të minimizimit të rreziqeve nga korrupsioni dhe konflikti i interesave në procedurat e avancimit të brendshëm në MPB, KSHPK-ja këtë raport do t’ia dorëzojë propozuesit të Ligjit për punë të brendshme dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e tij”, theksoi Bogoevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Ceremonia mortore e Papa Françeskut, presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan

Ceremonia mortore e Papa Françeskut, presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan

Lajme
Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Lajme
Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur

Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur

Lajme
Kalo në kategori