LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, takohet në Strasburg

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, takohet në Strasburg

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, sot mbajti pjesën e parë të mbledhjes IV të përbashkët në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg, Francë.

Kjo mbledhje u kryesua nga Kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tonino Picula, dhe nga Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, bën të ditur Kuvendi, nëpërmjet një njoftimi.


“Në këtë mbledhje përfaqësues i Qeverisë së Kosovës ishte Ministri i Puneve te Jashtme, Behgjet Pacoll, i cili prezantoi situatën aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë. Temat të tjera që u diskutuan përfshinë: menaxhimin e zgjedhjeve të fundit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, krimet e luftës dhe rrugën drejt pajtimit, si dhe zhvillimet në ekonomi, duke përfshirë funksionimin e MSA-së”, njofton Kuvendi.

Pjesa e dytë e mbledhjes do të vazhdojë nesër, ku do të diskutohen temat si: sundimi i ligjit, me fokus tek lufta kundër krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave dhe lirive fundamentale, me fokus tek dhuna në familje dhe situate e romëve, si dhe Asistenca para-anëtarësim e Parlamentit Evropian e ofruar deri më tani.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbehët nga kryesuesi Memli Krasniqi, zv/kryesuesi Visar Ymeri dhe anëtarët: Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Vjosa Osmani-Sadriu, Armend Zemaj, Arben Gashi, Blerta Deliu-Kodra, Elmi Reçica, Time Kadrijaj, Bilall Sherifi, Adem Hoxha, dhe Danush Ademi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori