LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Ligjvënës-Juridik do të debatojë për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje

Komisioni Ligjvënës-Juridik do të debatojë për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje
Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot në orën 14 është caktuar seanca e Komisionit Ligjvënës-Juridik në të cilën duhet të debatohet për Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje, të parashtruar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Vellkovski.

Qeveria dje dha dritë të gjelbër dhe e dorëzoi deri te Kuvendi mendimin për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje, pas çka spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi te kryetarja e Komisionit Ligjvënës-Juridik Sonja Mirakovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë të cilin e pranoi Qeveria thuhet se Ligji për Falje ishte ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009, kur ishte shfuqizuar neni 11, i cili përmbante mundësi për falje pa zbatimin e procedurës.

“Sipas këtij vendimi, në mars të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin për Ndryshime dhe Plotësime të Ligjit për Falje nga viti 2009, por me shfuqizimin e ligjit nga viti 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita nga neni 11. Kjo nënkupton se presidenti i Republikës nuk kishte, e as që tash ka mundësi juridike që të japë falje pa zbatim të procedurës në bazë të atij neni dhe sipas kësaj të gjitha aktet për falje të presidentit të shtetit të bazuar në nenin 11 të Ligjit për Falje të publikuar në ‘Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 20/1993″, thuhet në kumtesë.

Qëllimi i interpretimit autentik, sipas parashtruesve, është që të parandalohen përpjekjet për shmangien e drejtësisë dhe sigurimin e mosndëshkimit për vepra serioze penale, gjegjësisht aktivizimin e faljeve të paligjshme të dhëna nga ish presidenti Gjorge Ivanov për shfuqizimin e nenit 11-a të Ligjit për Plotësim të Ligjit për Falje nga viti 2016./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori