LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Vrasja e fëmijës 14 vjeç, tronditje dhe alarm për të gjithë

KOMF: Vrasja e fëmijës 14 vjeç, tronditje dhe alarm për të gjithë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është shprehur i shokuar për rastin e vrasjes së fëmijës 14 vjeç.

KOMF thekson se rasti tronditës i vrasjes së fëmijës 14 vjeç, duhet të jetë një alarm për të gjithë, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e fëmijëve të ndërmerren në mënyrë emergjente.


Vdes 14-vjeçari në Prishtinë, u ther me thikë
Lexo po ashtu Vdes 14-vjeçari në Prishtinë, u ther me thikë

“Duhet investim i menjëhershëm në themelimin dhe fuqizimin e shërbimeve të integruara edukative, psikologjike dhe sociale në shkolla, krahas mësimdhënies, me qëllim të edukimit qytetar të fëmijëve dhe parandalimit të dhunës dhe sulmeve ndaj fëmijëve, të cilat fatkeqësisht si sot mund të përfundojnë me fatalitet.

Themelimi dhe fuqizimi i shërbimeve të integruara të mësipërme do të mundësonte një mekanizëm efikas në identifikim dhe raportim të rasteve të tilla.

Fëmijëve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, thuhet në reagim.

KOMF më tej thekson se janë të shqetësuar për faktin që rastet tragjike parapare të fëmijëve të cilat kanë përfunduar me fatalitet, nuk kanë ndikuar aspak në reflektim, mobilizim, e as ngritje të nivelit të përgjegjësisë së të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijës.

“Nisur nga kjo, kërkojmë që qasja institucionale të jetë efektive në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla. KOMF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori