Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka kërkuar që gjatë planifikimeve dhe rishikimeve buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale.
KOMF, përmes një letre i është drejtuar ministres së Financave, Hykmete Bajrami, ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për të kërkuar mbështetje për ofrim të shërbimeve direkte për fëmijët.
“KOMF ka kërkuar që gjatë planifikimeve dhe rishikimeve buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbrojtjen e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale”, thuhet në një njoftim për media.
Sipas njoftimit, ata kërkojnë që në fazën pandemike të COVID-19 të merren hapat e nevojshëm për zbutjen e pasojave tek fëmijët duke ofruar shërbime direkte cilësore.
“Pandemia COVID-19 ka rënduar gjendjen e fëmijëve të cenueshëm, ku shumë prej tyre kanë mbetur pa shërbimet e nevojshme, sidomos fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e përfshirë në punë të rënda, fëmijët në rrugë, fëmijët e neglizhuar etj. Në këtë fazë është e rëndësishme që të merren hapat e nevojshëm për zbutjen e pasojave tek fëmijët duke ofruar shërbime direkte cilësore, përmes financimit të qëndrueshëm të shërbimeve për fëmijët e cenueshëm, rritjes të mbështetjes ndaj ofruesve të shërbimeve dhe kontraktimin e tyre në këtë periudhë të vështirë gjatë dhe pas pandemisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Tutje në njoftimin e KOMF-it, kërkohet edhe shpallja urgjente e thirrjeve të rregullta vjetore për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare për ofrim të shërbimeve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë.
“Organizatat Jo-qeveritare ofruese të shërbimeve direkte për fëmijët e cenueshëm mbështeten financiarisht nga niveli qendror (MPMS dhe MSH), donatorë ndërkombëtar, komunat dhe sektori i bizneseve. MPMS dhe MSH përmes procesit të thirrjeve publike çdo vit kanë financuar organizatat e licencuara për ofrimin e shërbimeve direkte për fëmijët e cenueshëm dhe qytetarët në nevojë për shërbime. Këtë vit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nuk ka pasur thirrje për mbështetje financiare të organizatave të licencuara që ofrojnë shërbime direkte. Poashtu, mbështetja nga sektori i biznesit ka rënë dukshëm për shkak të situatës të krijuar nga pandemia.
KOMF kërkon:
Shpalljen urgjente të thirrjeve të rregullta vjetore për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare për ofrim të shërbimeve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë.
Rritjen e buxhetit për financimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore direkte të ofruara nga sektori jo-qeveritar.
KOMF ka parasysh që gjendja e përgjithshme ekonomike është rënduar si pasojë e pandemisë COVID–19 dhe mund të bëhen rishikime buxhetore. KOMF kërkon që në kuadër të rishikimeve buxhetore të bëhet rritja e buxhetit për financimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore direkte për fëmijët e cenueshëm të ofruara nga sektori jo-qeveritar”, thuhet në njoftimin e KOMF-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët