Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve–KOMF i cili përfaqëson 27 organizata joqeveritare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, i udhëhequr nga misioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe marrë shkas nga rastet e fundit të paprecedent të dhunës që kanë rezultuar dhe me humbjen e jetës së fëmijëve, sot përmes një letre të hapur dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj kanë kërkuar që të rritet vëmendjen ndaj sigurisë së fëmijëve dhe në të njëjtën kohë të adresojë me prioritet absolut sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
Në letër thuhet se fëmijët në Republikën e Kosovës përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa po ballafaqohen me situata të vështira, rreziqe, dhunë, kërcënime dhe kanosje të sigurisë së tyre, ku për pasojë kemi edhe raste të cilat po përfundojnë me fatalitet deri në vrasje.
Lexoni të plotë letrën e KOMF-it drejtuar kryeministrit:
I nderuar Kryeministër,
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 27 organizata jo qeveritare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, i udhëhequr nga misioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe marrë shkas nga rastet e fundit të paprecedent të dhunës që kanë rezultuar dhe me humbjen e jetës së fëmijëve, kërkon nga ju si Kryeministër i vendit që të rrisni vëmendjen ndaj këtyre ngjarjeve dhe sigurisë së fëmijëve dhe në të njëjtën kohë të adresoni me prioritet absolut sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, në kuadër të qeverisjes suaj.
Fëmijët në Republikën e Kosovës përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme. Fëmijët po ballafaqohen me situata të vështira, rreziqe, dhunë, kërcënime dhe kanosje të sigurisë së tyre, ku për pasojë kemi edhe raste të cilat po përfundojnë me fatalitet deri në vrasje. Rastet e fundit të humbjes së jetës së fëmijëve të cilat tronditën gjithë opinionin nga shkalla e lartë e përdorimit të dhunës në familje, dhunës mes bashkëmoshatarëve, përdorimit të armëve, vetëvrasjeve të fëmijëve, duhet të përbëjnë alarm për qeverinë, institucionet, familjet dhe gjithë shoqërinë.
Të dhënat flasin për shkallë të lartë të dhunës së përdorur në familje, ku 61.4 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë deklaruar të kenë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike. 10.7 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë përderisa 6.8 për qind e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. Raportet qeveritare dhe joqeveritare tregojnë për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë dhunën, pasojat e së cilës në disa raste kanë qenë fatale për vetë fëmijët. Vetëm gjatë vitit 2016, janë shqiptuar 1159 masa dhe dënime alternative ndaj të miturve në konflikt me ligjin.
Kjo gjendje kërkon marrjen e masave të menjëhershme për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Marrë parasysh mungesën e masave efektive parandaluese dhe mbrojtëse për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në Kosovë, kërkojmë nga ju Kryeministër si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndërmerrni masa urgjente institucionale për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Në emër të përgjegjësive kushtetuese, si Kryeministër i vendit dhe udhëheqës i qeverisë, këtë mund ta bëni përmes:
Aprovimit sa më parë të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe parashikimit dhe ndarjes së buxhetit të nevojshëm për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, përfshirë përcaktimin e kostos së shërbimeve, burimeve njerëzore për zbatim të ligjit, në mënyrë që ky ligj të gjejë zbatim efikas dhe të ndikojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në Republikën e Kosovës.
Krijimit të një granti specifik për shërbime sociale në kuadër të Ligjit Nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal – LFPL (i cili është në proces plotësim ndryshimi), grant ky i cili do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mbrojtjen së fëmijëve.
Bëjmë me dije që Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve do të mund të gjejë zbatim dhe të ndikojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve, vetëm nëse sigurohet kostoja buxhetore e nevojshme për zbatimin e tij.
KOMF mbetet i hapur dhe i përkushtuar për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e fëmijëve dhe avancimin e të drejtave të tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona