LAJMI I FUNDIT:

KOMF kërkon “Një Kryeministër për Fëmijët”: 22.8 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri, ndërsa 7.2 për qind e tyre jetojnë në varfëri ekstreme

KOMF kërkon “Një Kryeministër për Fëmijët”: 22.8 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri, ndërsa 7.2 për qind e tyre jetojnë në varfëri ekstreme

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF,  sot ka adresuar dokumentin “Një kryeministër për fëmijët” tek të gjitha partitë politike.

Sipas një njoftimi për media, KOMF përmes këtij dokumenti ua rikujton partive politike disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe periudhës së vështirë në të cilën po kalojnë ata në kohë pandemie, COVID-19.


“Pandemia COVID-19 ka rënduar edhe më shumë gjendjen e fëmijëve në Kosovë, e sidomos atë të fëmijëve të cenueshëm, ku shumë fëmijë kanë mbetur pa shërbime. Periudha e zgjatur e izolimit dhe kushtet e rënda të jetesës kanë ndikuar në rritjen e përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve, rritjen e numrit të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe përkeqësimin e gjendjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftim.

Po ashtu përmes këtij njoftimi thuhet se në Kosovë 22.8 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 7.2 për qind e tyre jetojnë në varfëri ekstreme.

“Duke qenë se në Republikën e Kosovës më datë 14 Shkurt do të zhvillohen Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, KOMF ka adresuar sot dokumentin “Një Kryeministër për Fëmijët”, tek të gjitha partitë politike, duke ju rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato. Në Kosovë: 22.8% e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 7.2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme. 8% e fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë dhe vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë përfitojnë nga shërbimet shëndetësore dhe sociale”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se përfshirja e fëmijëve në shkolla mbetet tejet e ulët.

“72% e fëmijëve nga 1 deri në 14 vjeç raportohet të jenë të disiplinuar me dhunë (presion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik). 5% e fëmijëve janë të përfshirë në punë. Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme. Vetëm 38% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht”.

Ndërsa, programi për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve “PISA” siç bëhet e ditur në njoftim e ka radhitur Kosovën në vendin e 76, në mesin e 78 shteteve të cilat i janë nënshtruar vlerësimit, duke rezultuar me nivel të ulët të cilësisë në arsim.

“Ofruesit e shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve në vazhdimësi rrezikojnë mbylljen e shërbimeve si pasojë e mos financimit të qëndrueshëm. Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë ndër më të ulëtat në rajon. Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, kjo në mungesë edhe të fondit për sigurime shëndetësore. Furnizimi me barna vazhdon të mos jetë i rregullt, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOMF-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori