Kombinimi magjik me veti të panumërta shëndetësore: Mjaltë dhe ujë në stomak bosh!

Mjalti, bashkë me limonin dhe disa përbërës tjerë shpeshherë u shtohen pijeve të ftohta e të nxehta për ta përmirësuar shijen dhe aromën.
Sidoqoftë, përveç se e pasurojnë shijen e një pije, këta përbërës gjithashtu ofrojnë edhe shumë vlera ushqyese, transmeton Telegrafi.
Uji është burimi i jetës, ndërkaq hidratimi në përditshmëri ka rëndësi vitale për ju dhe tërë trupin.
Sidoqoftë, kombinimi i ujit me mjaltë është kombinim shumë i fuqishëm që sjell mrekulli në shëndetin e përgjithshëm.
Mjalti njihet si një prej produkteve më të shëndetshme dhe më të përdorura për konsumim qysh prej kohërave të lashta. Mjalti ka efekte të shumta pozitive dhe veti shëruese.
Disa prej vetive të mjaltit janë:
– Produkti i përgatitur me mjaltë dhe ujë të nxehtë është mënyrë e mahnitshme për largimin e toksinave që shpijnë në sëmundje të ndryshme
– Mjalti organik është i mbushur me vitamina, minerale dhe enzima të cilat e mbrojnë trupin nga bakteret. Mjalti ka edhe veti antivirale, antiseptike dhe antibakteriale, e gjithashtu është antioksidues i fuqishëm që e ndihmon trupin t’i luftojë rrezatimet e lira
– Mjalti ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të alergjive
– Mjalti me ujë ka efekt shërues në fyt, e zvogëlon acarimin dhe tharjen që janë shkaktarët kryesorë të kollit
– Për shkak të përbërësve që ka, mjalti jua rritë edhe energjinë
– Mjalti është shumë i mirë për largimin e baktereve dhe për rigjenerimin e florës së zorrëve
– Mjalti është i mirë edhe për procesin e humbjes së peshës
Si të përgatitet kombinimi ujë dhe mjaltë
Përgatitja e kësaj pije magjike është shumë e lehtë. Mjafton ta shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë.
Ju gjithashtu mund ta shtrydhni edhe pak limon në gotë në mënyrë që ta keni një armë edhe më të fortë parandaluese të sëmundjeve.
Për rezultatet më të mira, këtë pije të përgatitur e konsumoni në mëngjes kur e keni stomakun bosh dhe para se të shkoni të flini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë