LAJMI I FUNDIT:

Kombinezone që do të na shpëtojnë nga vapa: Praktike, por shumë elegante

Kombinezone që do të na shpëtojnë nga vapa: Praktike, por shumë elegante

U rrinë mirë çdo femre

Jennifer Lopez ecte me një kombinezon të shkurtër dhe u tregonte të gjithëve se si ta veshim këtë modeli të përjetshëm kësaj vere.

J.Lo pëlqen kombinime veshjesh verore valëvitëse dhe praktike.


Kështu ishte edhe këtë herë kur ka veshur një kombinezon të shkurtër me lule me xhepa dhe jakë për të dalë në një shëtitje në Nju-Jork me Ben Aflekun dhe fëmijët e tij, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja ka nxjerrë krahët duke veshur një kombinezon pa mëngë, ndërsa ka vënë në pah belin me një rrip interesant.

Platformat e larta e mbanin të rehatshme në vapën e verës dhe e zgjatën figurën e saj në kombinezonin e shkurtër me xhepa.

Me grim minimal, flokë të krehur dhe aksesorë të thjeshtë, Jennifer Lopez na dha edhe një herë një leksion mode që ia vlen ta ndiqni këtë verë. /Telegrafi/