LAJMI I FUNDIT:

Kombinati Trepça ndëshkon 151 punëtorë, Haxhiu: Minatorët nuk do të arrijë t’i nënshtroj as Qeveria ‘Zdravo’

Kombinati Trepça ndëshkon 151 punëtorë, Haxhiu: Minatorët nuk do të arrijë t’i nënshtroj as Qeveria ‘Zdravo’

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pasi 151 minatorë të Trepçës ishin ndëshkuar nga menaxhmenti i kombinatit që mbajtën grevë për mos daljen e pagave të korrikut.

Haxhiu me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se minatorët nuk ka arritur që t’i nënshtroj Serbia dhe sipas tij nuk mund t’i nënshtroj as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria “Zdravo”.


Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve. Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë. Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit. Minatorët nuk ka arritur me i nënshtruar as Serbia dhe nuk mund t’i nënshtroj as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria ‘Zdravo'”, shkruan Haxhiu, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, si dhe dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje kushtetuese.

“Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese. Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?”, përfundon ai.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani ka bërë të ditur se se 151 minatorë kanë bojkotuar punën, pasi kishin mbajtur grevë për mos ekzekutimin e pagave për muajin korrik, ku për këta masa financiare do të jetë 176 euro për një punëtor për katër ditë bojkot.

Mbajtën grevë për mos daljen e pagave të korrikut, kombinati Trepça ndëshkon 151 minatorë
Lexo po ashtu Mbajtën grevë për mos daljen e pagave të korrikut, kombinati Trepça ndëshkon 151 minatorë

“Masa fillestare është marrë ndaj 151 punëtorëve të cilët kanë bojkotuar punën, dhe një kalkulim i përafërt i masës financiare që do të merret ndaj tyre do të jetë rreth 176 euro për një punëtor, për këto katër ditë të bojkotit të punës”, ka thënë Abdurrahmani.

Kujtojmë se minatorë e Trepçës kishin mbajtur grevë për disa ditë më radhë, pasi kishte pasur vonesa në ekzekutimin e pagave për muajin korrik. /Telegrafi/