Ka kohë qe tashmë në të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët (diku më shumë e dikë më pak) përballemi me islamin politik. Shpeshherë, nga këta protagonistë, dëgjojmë thënien se “kombi shqiptar është mbi 95 për qind myslimanë” (në Kosovë e në Maqedoni). Edhe pse edhe këtu vërehet se sa tendenciozë janë, për faktin se islamistët sektin sufi (edhe atë shiit) e konsiderojnë si të devijuar. Bile disa imamë pompozë haptazi deklarohen “se nuk bënë të martohesh me dervish shqiptar, sepse ata janë të fesë tjetër, por bën të martohesh me një mysliman (suni) pa marrë parasysh kulturën, gjuhën, ngjyrën, kombin, vendin, kontinentin e tij/saj”.
Pa dashur të futem në teoritë mbi kombin, (si bie fjala teoritë e Fichtes, Stalinit, Kardelit, Deutchit, Gellnerit, Hobsbawmit etj) që disa “teoricienë të kombit kosovar” e kanë si adet me i përdorë si “mëlmesa intelektuale”, mirëpo, islamistët qëllimisht e injorojnë faktin se ky komb shqiptar (pra ky ekzistuesi) është ndërtuar mbi formulën “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Gjë që e reflekton demagogjinë (për mos të thënë gënjeshtrën apo kitmanin) e tyre.
Thënë ndryshe, ata i referohen “kombit shqiptar mysliman” dhe, për të qenë hipokrizia edhe më e madhe, veten e quajnë herë-herë nacionalist e herë-herë edhe patriot, duke na rikujtuar se kanë qenë madje edhe ushtarë të UÇK-së. A, në realitet këta janë antikombëtar!
Janë antikombëtar për faktin se nuk e pranojnë kombin ekzistues shqiptar (për të cilin luftoi edhe UÇK), të ndërtuar mbi thëniet e Vaso efendiut “mos këqyrni kisha e xhamia … ”. Por, dëshirojnë të krijojnë një komb të ri shqiptar mysliman (i cili pra është tërësisht në kundërshtim me këtë ekzistuesin).
Dhe, normalisht, kur të krijohet “kombi shqiptar mysliman” (nëse ia arrijnë qëllimit të tyre këta aktivistë) atëherë ata mund ta quajnë veten “nacionalist” apo “patriot” të “kombit shqiptar mysliman”, edhe pse ekzistimi i nacionalizmit në islamin politik është çështje shumë e debatueshme. Megjithatë, deri atëherë ata, dhe qëndrimet e tyre, mbesin antikombëtare – janë sulme të drejtpërdrejta mbi kombin shqiptar.
Jo vetëm që islamistët po e sulmojnë kombin shqiptar, por edhe fundamentalistët e krishtere jo rrallë herë bëjnë sulmet tilla. Herë duke na shpjeguar se si “ata shqiptarë që u konvertuan në islam tradhtuan kombin” e herë-herë se “cila fe është e të parëve tanë” etj.
Për ta shkurtuar këtë mesele, të gjitha këto janë sulme mbi kombin shqiptar, i cili ndonëse u ndërtua mbi atë thënien “mos këqyrni kisha e xhamia…” ne të gjithë e dimë se nuk do të thotë se është komb ateist! Por, se e ka parasysh strukturën fetare tonën, prandaj edhe të gjithë nacionalistët dhe patriotët kanë qenë (janë) shumë të kujdesshëm që mos të preket kjo harmoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City