Argjentina e ka konfirmuar se ylli i Juventusit, Paulo Dybala, është bashkuar me vonese në kombëtare shkaku i disa problemeve personale.

Dybala ishte ftuar për miqësoret e Argjentinës kundër Guatemalës dhe Kolumbisë, por përzgjedhësi Lionel Scaloni e zbuloi se ai kishte lejë për vonës për disa çështje jashtë fushës.


"Ai kishte disa probleme personale për t’i zgjidhur dhe ai kishte lejen time".

Mauro Icardi Paulo Dybala Arg

"Mendova se ishte më e rëndësishme që ai t'i zgjidhte ato sesa të vinte menjëherë. Ai do të humbasë ndeshjen kundër Guatemalës”

“Po ashtu edhe Icardi, i cili do të ketë hapësirë kundër Kolumbisë”.

"Mauro do të ftohet [për t'u përballur me Guatemalën], por nuk do të fillojë. Ideja ime është që ta le të pushojë", ka thënë Scaloni.

Dybala Argentina Paulo Dybala

Dybala ka luajtur vetëm 100 minuta nga 270 e mundshme për Juve deri tani këtë sezon.

Ai dhe pse ka luajtur në 13 ndeshje nuk ka shënuar ende asnjë gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app