LAJMI I FUNDIT:

Komandot e SAS kapin 3 figura kyçe të ISIS në Irak

Komandot e SAS kapin 3 figura kyçe të ISIS në Irak

Operativë të forcave speciale britanike kanë kapur tre figura kyçe të Shtetit Islamik në një ofensivë tokësore të përmasave të mëdha të kryer në Irak.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze si “Express” dhe “Daily Mirror”. Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ishte përgatitur për betejën në Mosul prej disa muajsh dhe gjatë prillit u raportuan luftime të ashpra.


Në vazhdim, beteja pritet të bëhet edhe më e rëndë. Ofensiva e kësaj jave e ISIS ku mbeti i vrarë një Navy Seal konfirmoi pritshmëritë e koalicionit për një betejë të përgjakshme për rimarrjen nën kontroll të Mosulit.

Lajmi i fundit për kapjen e tre eksponentëve të grupit terrorist bazohet në dokumente zyrtare të siguruara nga shtypi britanik.

“Një gamë e gjerë aktivitetesh po kryen përreth Mosulit, që u lejon komandantëve tanë të lokalizojnë bazat e trupave armike përpara çdo aksioni”, thuhet në dokumente.

Kapja e komandantëve të ISIS ka qenë gjithnjë një element kyç në goditjen e njësive armike, thonë ushtarakë të lartë, pasi i detyron ato të ndryshojnë taktikë dhe për rrjedhojë të bëjnë gabime.

Angazhimi i 20 forcave speciale në Irak, mes të cilave ato amerikane, britanike dhe australiane, erdhi pasi Departamenti i Mbrojtjes njoftoi dërgimin e trupave shtesë dhe 16 helikopterëve “Apache” në prill, por data e përfundimit të operacionit masiv është ende e pacaktuar.

Edhe pse në këtë fazë liderët e arrestuar janë të nivelit të mesëm, ata po mbahen për t’u marrë në pyetje me shpresën se do të mund të japin ndonjë informacion të vlefshëm për betejën.

Më herët gjatë javës, “Mirror” raportoi për një ekspansion të operacioneve të forcave speciale SAS në Irak, pas marrjes së dritës jeshile nga qeveria./TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori