Dronët ukrainas fluturonin mbi terrenin e ftohtë të Kurskut pak kohë përpara se forcat speciale të Kievit të sulmonin.
“Ne vëzhguam nga ajri një pyll në Rusinë perëndimore, ku forcat e Koresë së Veriut po mblidheshin, duke u përgatitur për të sulmuar pozicionet ukrainase”, tha komandanti i forcave të operacioneve speciale ukrainase, i cili po identifikohet vetëm nga nofka e tij, Green.
“Ata po përgatiteshin të fillonin një sulm ndaj pozicioneve ukrainase në zonë”, tha Green.
Komandantët e forcave speciale, megjithatë, donin të godisnin të parët.
“Gjithashtu në agjendën e tyre”, tha Green, “ishte të arrinin atë që asnjë njësi tjetër nuk kishte arritur të bënte ende: të kapte më në fund të gjallë një ushtar koreano-verior.”
Bëhet e ditur se njësisë elitare ukrainase të kaumfluar iu dha urdhër të zvarritej drejt koreano-veriorëve.
“U afruam si fantazma”, tha Green.
“Dhe sapo erdhi mundësia, ne goditëm”, vazhdoi ai.
Mijëra luftëtarë të Koresë së Veriut u përfshinë në luftën e Rusisë në Ukrainë vjeshtën e kaluar, duke u përpjekur t’i largonin trupat ukrainase nga Kursku.
Kievi kishte nisur një inkursion në Kursk në gusht 2024, duke pushtuar shpejt një pjesë të territorit në atë që u bë pushtimi më i rëndësishëm i huaj në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për muaj të tërë, Moska nuk arriti të shpalosë plotësisht kontrollin e Ukrainës në pjesë të Kurskut, edhe kur mbështetej nga luftëtarët e Koresë së Veriut dhe diktatorit Kim Jong Un.
Ndikimi i trupave të Koresë së Veriut nuk dihet saktë, megjithëse numri i viktimave mendohet të jetë i dhimbshëm.
Ukraina tha muajin e kaluar se trupat e Koresë së Veriut kishin pësuar më shumë se 4,000 viktima, duke përfshirë të vrarët dhe të plagosurit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por Kievi gjithashtu ka pranuar se teknologjia ushtarake e Koresë së Veriut, jo më pak saktësia e raketave të Phenianit, janë përmirësuar përmes ekspozimit të saj ndaj luftimeve në Kursk.
“Beteja ishte e shpejtë”, tha Green.
“Ukraina i kishte zënë të pakujdesshëm koreano-veriorët, kështu që ata u kapën nga paniku dhe u tërhoqën”, vazhdoi komandanti.
Por misioni tjetër mbeti.
“Askush nuk kishte arritur të merrte të gjallë një ushtar të Koresë së Veriut, megjithëse një nga ushtarët e Phenianit kishte vdekur nga plagët e tij kur u evakuua nga një njësi tjetër”, tha Green.
Në fund të dhjetorit, agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut NIS tha se një ushtar i Koresë së Veriut ishte kapur nga Ukraina, pasuar me shpejtësi nga raportimet se ushtari kishte vdekur nga plagët e mëdha.
Afërsisht dy javë më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina kishte kapur dy ushtarë të plagosur të Koresë së Veriut në Kursk.
Ata u kaluan shpejt në paraburgim të shërbimit të sigurisë SBU të Ukrainës.
Ishte njësia e Green që Zelensky e lavdëroi kur i tregoi botës se Ukraina kishte kapur të gjallë ushtarët e Koresë së Veriut.
“Nuk ishte një detyrë e lehtë”, tha Zelensky në atë kohë.
⚡️ Ukraine’s Special Forces release footage of North Korean soldiers being captured in Russia’s Kursk Oblast.
The Special Operation Forces shared a video on Jan. 11 purporting to show the capture of North Korean soldiers in Kursk Oblast by operatives of the Tactical Group 84.… pic.twitter.com/diJuxKc6GC
— Ukraine War Now ✙ (@uarealitynow) January 11, 2025
Sipas inteligjencës ukrainase dhe perëndimore, koreano-veriorët shpesh i merrnin vetes jetën që të mos kapeshin të gjallë.
Raportohet se forcat speciale e goditën atë teksa qëlluan mbi trupat tjerë që përpiqeshin të iknin.
Ushtari i habitur u hodh dhe dorëzoi pushkën.
“Ai moment i shkurtër konfuzioni na bleu kohë”, kujtoi ushtari ukrainas.
“Ne forcat speciale kishim mësuar pak nga gjuha koreane, kështu që bërtitëm në gjuhën amtare të ushtarit”, tha Green.
“Por, ai bërtiste sa herë peshonte në këmbën e tij të lënduar”, shtoi tutje komandanti.
Forcat speciale më pas krijuan një barelë të improvizuar për të larguar ushtarin, duke shmangur minat dhe bumin e pandërprerë të zjarrit të artilerisë.
Green tha se trupat ruse me shumë gjasa kishin spiunuar evakuimin.
“Pasi mori ilaçe kundër dhimbjeve, ushqim dhe ujë, ushtari – i dehidratuar dhe i uritur – bëri me shenjë për një cigare, e cila iu dorëzua”, shtoi Green.
Ndryshe, operacioni ishte një sukses i plotë për Ukrainën.
“Çdo fazë u ekzekutua saktësisht siç ishte planifikuar, pa komplikime dhe, më e rëndësishmja, pa viktima nga ana jonë.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump: Nëse Kanadaja dhe BE-ja bashkohen për të na dëmtuar, do të vendos tarifa shumë më të larta ndaj tyre

“Qiproja është greke, q… Turqinë”, reagon ashpër shteti turk pas thirrjeve fyese të ushtarëve grekë në paradë

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare me mesazh nga burgu i El Salvadorit, për të gjithë ata që futen ilegalisht në SHBA

Zelensky: Putini do të vdesë së shpejti

Ishte nisur për në iftar, përfundoi në pranga - agjentët e maskuar amerikanë arrestuan studenten turke

Ukrainasit publikojnë pamjet duke treguar se çfarë shkatërruan në sulmin në bazën ajrore ruse

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëroi lëshimin e një urdhërarresti të Interpolit për Dodikun dhe Stevandiqin

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare me mesazh nga burgu i El Salvadorit, për të gjithë ata që futen ilegalisht në SHBA

Estonia ndryshon kushtetutën - rusët dhe bjellorusët nuk mund të votojnë në këtë vend

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi