LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it uron Ramën për Ditën e Forcës: Kontributet e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit mbesin veprime të pa çmuara në ofrimin e një ambienti të sigurt

Komandanti i KFOR-it uron Ramën për Ditën e Forcës: Kontributet e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit mbesin veprime të pa çmuara në ofrimin e një ambienti të sigurt

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Michele Risi ka uruar komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës.

“Shfrytëzoj rastin që zyrtarisht të ju uroj juve, grave dhe burrave të Forcës së Sigurisë të Kosovës festën e Ditës së Forcës. Ky moment i rëndësishëm shënon një përvjetor të veçantë të vazhdimësisë së FSK-së në kontribut dhënien e përgjithshme për sigurinë e Kosovës”, thuhet në urim.


Kreu i KFOR-it ka thënë se përkushtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e KFOR-it dhe ekspertizat që ndërlidhen me reagim ndaj emergjencave, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe largimin e mjeteve të pashpërthyera, mbesin veprime të pa çmuara sa duhet në ofrimin e një ambienti të sigurt.

“Për më tepër, shembulli i paraqitjes së FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” në vitin 2019 n ë Mbretërinë e Bashkuar “është një zë shtesë” i rritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe dëshmi për udhëheqjen tuaj. Mezi pres të bashkëpunoj me ju, me të filluar vizitat si Komandant i KFOR-it. Ju dëshiroj fat dhe gjitha të mirat në ofrimin e mbështetjes për zhvillimin dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në urim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori