LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it takon zyrtarët e Listës Serbe: Po monitorojmë nga afër situatën, përmbahuni nga dhuna

Komandanti i KFOR-it takon zyrtarët e Listës Serbe: Po monitorojmë nga afër situatën, përmbahuni nga dhuna

Komandanti i KFOR-it ka paralajmëruar kryetarët e komunave veriore se nuk do të tolerohen cenimi i lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.


Gjatë këtij takimi komandanti i KFOR-it, diskutoi për situatën e përgjithshme, veçanërisht për aspektet e sigurisë në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu e informoi Rakiq dhe përfaqësuesit e komunave për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të situatës në të ardhmen.

Ristuccia i siguroi kryetarët e komunave me shumicë serbe se KFOR-it po monitoron nga afër situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Gjenerali Ristuccia u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

“KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të hënën më 31 tetor skadon afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve paralajmëruan bllokimin e rrugëve nëse siç thanë, autoritetet ndërmarrin veprime për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Ky paralajmërim u bë nga udhëheqësi i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb i cili mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje tha se paralajmërimet e Prishtinës për zbatimin e vendimit për ndryshimin e targave kërcënojnë qëndrueshmërinë, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Ai tha se ka marrë një njoftim të bashkërenduar nga përfaqësuesit e “Quintit” dhe Bashkimit Evropian, në të cilin theksohet se Serbia duhet të kuptojë se veprimi i Kosovës është legjitim dhe në përputhje me marrëveshjet e arritura në bisedimet në Bruksel, por se problemi është në kohë dhe metoda. Ai kritikoi ashpër diplomatët perëndimor dhe e cilësoi të rremë interpretimin e marrëveshjes për targat që është arritur në vitin 2011.

Sipas asaj marrëveshjeje parashihej përdorimi i targave me mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës) ose KS si targa me status neutral si një masë e përkohshme për një periudhë pesëvjeçare. Në vitin 2016 palët u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, përkatësisht deri në vitin 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori