LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it: Për situatën në veri nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike

Komandanti i KFOR-it: Për situatën në veri nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike

Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj.

Kështu tha të mërkurën komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, shkruan Reuters.


Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha ai gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Gjenerali Ristuccia: Në Kosovë trupat e KFOR-it shmangën një masakër, shpëtuam 15 policë të bllokuar në turmë
Lexo po ashtu Gjenerali Ristuccia: Në Kosovë trupat e KFOR-it shmangën një masakër, shpëtuam 15 policë të bllokuar në turmë

Ristuccia shtoi se për situatën e paqëndrueshme në Kosovë, nuk ka zgjidhje ushtarake.

“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, tha ai.

Më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës, sipas NATO-s. Të plagosur mbetën edhe rreth 50 protestues.
Përplasjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në veri pas zgjedhjeve lokale në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm 3.5% për shkak të bojkotit nga serbët. /Telegrafi/