LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it diskuton situatën e sigurisë në Kosovë me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it diskuton situatën e sigurisë në Kosovë me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar të enjten në Beograd shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin e KFOR-it në platformën “X”, thuhet se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.


“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë e ditur se komandanti i KFOR-it ka ripohuar se ky mision mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, gjë që e konsideron çelës për stabilitetin rajonal.

“Komandanti Ulutash ripohoi se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të KS të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ky është çelësi për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/