LAJMI I FUNDIT:

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi – nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi – nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Slavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, e ka kritikuar ministrin serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, lidhur me rastin e Faton Hajrizit, se me deklaratat e tij të shpeshta dhe ndonjëherë të pashembullta ka treguar se nuk është i denjë për postin që mban.

Siç shkruan “Nova”, në paraqitjen e tij për publikun, ministri i Policisë Ivica Daçiq ka bërë të ditur se Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit kufitar Krsmanoviq, është lokalizuar dhe likuiduar në afërsi të Loznicës. Ky ishte vetëm njëri në një sërë njoftimesh dhe fjalimesh publike të ministrit të Policisë në dy ditët e fundit, pas ngjarjes tragjike të 18 korrikut në Lipnicki Shor, afër Loznicës.

Më pastaj, shumë shpejt erdhi paraqitja tjetër e Daçiqit duke e quajtur terrorizëm vrasjen e policit Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Iliq.


“Ky nuk duhet të quhet terrorizëm, sepse është një person i arratisur nga burgu, një kriminel që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Ministri Daçiq është dashur t’i drejtohet publikut, por jo aq shpesh dhe jo me aq shumë informacione që janë bërë publike. Nuk duhet të jetë i vetmi që të shpallë vrasjen e një punonjësi policie, kjo është punë e drejtorit të policisë apo ndihmësit të tij. Me paraqitjet tij të shpeshta, e më pas polemika me lajmet që publikoheshin në mediat kosovare”, shpjegon kolonelja e pensionuar e policisë, Slavica Radovanoviq, transmeton Telegrafi.

Ajo më tej tha se “deklaratat e shumta të ministrit të Policisë, që polemizoi me një punëtor ndërtimi, përplasjet e tij përmes komunikatave gjithë këtë situatë e shndërruan në cirk dhe një lloj reality show”.

“Së njëri vëlla dyshohej për vrasjen, më pas doli tjetri. Pikërisht për këtë ministri nuk duhet të deklarohej kaq shpesh dhe të bëjë publike kaq shumë informacione, sepse gjithçka duket joserioze dhe e padenjë për atë pozicion”, shpjegon Raovanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori