LAJMI I FUNDIT:

Koloneli i KFOR-it takon kryetarin e Kamenicës, konfirmon angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve në këtë komunë

Koloneli i KFOR-it takon kryetarin e Kamenicës, konfirmon angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve në këtë komunë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Komanda Rajonale Lindje, koloneli Eric Riley gjatë të martës është takuar me kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin, me të cilin kanë biseduar rreth sigurisë në këtë komunë.

Përmes një komunikate për medie, KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi koloneli Riley ka ripohuar angazhimin e KFOR-it për të vazhduar forcimin e përpjekjeve të veta të qëndrueshme dhe të paanshme për të ndihmuar në sigurimin që situata lokale të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë.


“Trupat e KFOR do të vazhdojnë patrullimin e tyre të rregullt në të gjithë zonën, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe organizata të tjera të sigurisë. U diskutua gjithashtu për ndikimin e pandemisë Covid19 në komunitetet e Kamenicës, derisa KFOR-i po mbështet institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet për t’iu përgjigjur kësaj emergjence”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Po ashtu përmes kësaj komunikate bëhet e ditur se komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, i cili ka qenë në kontakte të rregullta me zyrtarë të ndryshëm nga institucione të ndryshme në Kosovë, ripohoi angazhimin e misionit të udhëhequr nga NATO për të vazhduar të kontribuojë në një mënyrë të paanshme në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç përcaktohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës

“Që nga viti 1999, në kryerjen e misionit të vet, KFOR-i ka mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore, dhe do të vazhdojë të forcojë partneritetin e gjatë që ekziston me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar”, deklaroi gjeneral majori Risi.

Komandanti i KFOR-it theksoi gjithashtu se KFOR ka mbështetur reagimin vendor ndaj krizës coronavirus, duke lehtësuar dërgimin e ndihmës thelbësore nga Aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe dhurimin e pajisjeve të mbrojtjes personale në disa komuna dhe komunitete lokale, qendrave shëndetësore dhe njësive të  Policisë së Kosovës.

Për më tepër, ai theksoi se “bashkëpunimi midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë është shumë efektiv dhe po rritet çdo ditë përmes mekanizmave të konsoliduar të koordinimit të përbashkët në nivele të ndryshme operative. Qëllimi është forcimi i mëtutjeshëm i mbrojtjes, sigurisë dhe lirisë së lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë që KFOR-i dëshiron të sigurojë, në të mirë të sigurisë vendore dhe stabilitetit rajonal”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori