LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata të pritjeve në kalimin kufitar Bogorodicë (Foto)

Kolona të gjata të pritjeve në kalimin kufitar Bogorodicë (Foto)

Në kalimin kufitar Bogorodica për hyrje në Greqi, për momentin ka kolona të gjata të pritejeve për shkak të numrit të madh të makinave. Një numër i madh i qytetarëve dëshirojnë ta shfrytëzojnë kohën e bukur dhe të kalojnë fundjavën në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të LAMM për hyrje në Greqi përmes Bogorodicës pritet rreth 30 minuta, ndërsa Faktor informon se pritja do të mbarojë shpejtë, për shkak se në anën greke po punohet më shpejtë./Telegrafi/