LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdare, pritjet deri në tri orë

Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdare, pritjet deri në tri orë

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se në kufirin në Merdare pritja për të dalë nga Kosova është deri 3 orë.

Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë.


Gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë dhe nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/