LAJMI I FUNDIT:

Koleksionuesi i fshesave të vjetra që punojnë me rrymë (Foto)

Koleksionuesi i fshesave të vjetra që punojnë me rrymë (Foto)

Steve Cook nga Cornwall i Anglisë, ka filluar të koleksionojë fshesa me rrymë, prej moshës trevjeçare kur babai ia fali një pajisje të tillë.

Që atëherë, 38-vjeçari nuk ka ndaluar së bleri dhe riparuari këto makina, që shfrytëzohen për të pastruar dyshemenë, transmeton Telegrafi.


Krenar me koleksionin e fshesave të vjetra elektrike

Me 40 fshesat e preferuar në banesë, ai e ka të vështirë të lëvizë, ndërsa punëtorinë e ka përplot me të tjera që nuk punojnë si duhet.

“Blej dhe më falin fshesa, të cilat i riparoj dhe më pas i vë në koleksionin tim. Ka të tjerë që kanë më shumë në numër, por unë dua të më punojnë të gjitha”, ka thënë Cook lidhur me rastin. “Pretendoj të kem një rekord, me më së shumti fshesa të vjetra, por që të gjitha të jenë në funksion”.

Të gjitha pajisjet i riparon që të punojnë si duhet

Pos 100 ekzemplarëve të ndryshëm në bodrum, ai ka marrë edhe një garazh me qira, ku i ka vënë të tjerat të paketuara, sepse nuk ka ku t’i lë. /Telegrafi/