LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i veturave të Pierre-Emerick Aubameyang, të cilat vlejnë mbi 918 mijë euro

Koleksioni i veturave të Pierre-Emerick Aubameyang, të cilat vlejnë mbi 918 mijë euro

Pierre-Emerick Aubameyang e ka luksin të zgjedhë cilëndo nga veturat, të cilat vlerën e kanë 810.000 funte (918.450 euro) kur të del për xhiro.

Fotografitë tregojnë pamjet e ‘flotës’ së superveturave të Aubameyang në parkingun e hotelit në të cilin po qëndron, shkruan The Sun.


Disa nga veturat e Aubameyangut janë: Range Rover Sport Mansory (170.000 euro), Ferrari 812 Superfast (284.000 euro), Lamborghini Aventador (306.000 euro) dhe Porsche Panamera Turbo Techart (158.450 euro).

Lojtari nga Gaboni në një intervistë të tij ka thënë se kurrë nuk do të heq dorë nga veturat luksoze.

“Rrobat, veturat dhe të gjitha këto janë një bonus. Mua më pëlqen të jetoj këtë lloj jete”, ka thënë Aubameyang.

Këto janë vetëm disa nga veturat të cilat ai i mbanë para hotelit ku po qëndron në Londër duke lënë kështu edhe disa të tjera të cilat i ruan në parking privat. Po ashtu në kohët sa ishte në Dortmund Aubameyang shihej shpesh me Lamborghinin e tij të cilin e quante BatMobile.

Këto janë disa veturat e tij më luksoze:

Range Rover Sport Mansory (170.000 euro)

Lamborghini Avantador (306.000 euro)

Ferrari 812 Superfast (284.000 euro)

Porsche Panamera Turbo Techart (158.450 euro)

/Telegrafi/