LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i artit i 450 milionë dollarëve

Koleksioni i artit i 450 milionë dollarëve

Koleksioni i artit i sipërmarrësit Donald B. Marron, që vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 85-vjeçare, do të dalë në shitje përmes tri galerive, duke shmanguur kështu shtëpitë e madhe të ankandeve.

Koleksioni i afro 300 veprave të artit modern vlerësohet në 50 milionë euro. Shitja do të organizohet përmes galerive të Nju-Jorkut, Acquavella, Gagosian dhe Pace. Këto galeri kanë premtuar se nëse nuk ia t’i shesin, do t’i blejnë ato vepra.


Marron nisi koleksionin e tij në vitet 1960. Gjatë jetës ka mbledhur mbi 850 vepra arti, nga artistët, si: Paul Klee, Robert Rauschenberg, Jasper Johns, Jenny Holzer, Jasper Johns, Elizabeth Murray, Ed Ruscha, Andy Warhol… /Telegrafi/