LAJMI I FUNDIT:

Kolegji Riinvest në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin e Londrës

Kolegji Riinvest në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin e Londrës

Kolegji Riinvest bëhet qendër e mësimdhënies për tre programe inovative të Universitetit të Londrës (UoL) me drejtim akademik nga London School of Economics (LSE).

Me 16 Gusht 2018, në orën 11:00 Kolegji Riinvest nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Londrës për t’u bërë qendër e mësimdhënies për programet e UoL me drejtim akademik nga LSE.

Marrëveshja konfirmon statusin e Kolegjit Riinvest si qendër e autorizuar për të ofruar tri programe të dizajnuara dhe menaxhuara nga LSE:

-BSc. Data Science and Business Analytics
-BSc. Economics and Politics
-BSc. Management and Digital Innovation

Programet ofrohen përmes Universitit të Londrës, një federatë e institucioneve akademike të pavarura me reputacion botëror. Studentët që regjistrohen në këto programe kanë qasje në material bashkëkohor dhe biblotekë elektronike me reputacion botëror.

Tri programet që ofrohen në Kosovë janë programe që konsiderohen më të kërkuarat në tregun global. LSE është përgjegjëse për drejtimin akademik që përfshinë dizajnimin e syllabuseve, vlerësimin, përcaktimin e materialeve të mësimit dhe përkrahje akademike për studentët dhe stafin.

Kolegji Riinvest ofron këto programe pasi që kaloi procesin e validimit nga UoL dhe LSE me 8 mars 2018. Ky process njihet si “Teaching Institutions Recognition Framework” (TIRF)[Shqip: Korniza për njohjen e qendrave të mësimdhënies] e cila njeh institucionet që plotësojnë kushtet për ofrimin e programeve sipas standardeve dhe procedurave për sigurimin e cilësisë së brendshme të LSE dhe UOL si dhe procedurave për sigurimin e cilësisë të parapara nga agjencia e sigurimit të cilësisë për arsimin e lartë në Britaninë e Madhe. 

Kjo mundësi është me vlerë të lartë për studentët të cilët zhvillimin e tyre arsimor e konsiderojnë me vlerë të lartë. Aplikimi është i hapur ku mund të bëhët në uolip.riinvest.net e i gjithë procesi monitorohet nga zyrtarët e UoL të cilët janë vetë ata që japin vendimin për pranimin e studentit.

Në të njëjtën kohë, në po atë ditë, në ora 16:30 do të organizohet një Open Day për të interesuarit që dëshirojnë të dijnë më shumë rreth programeve, ku mund të marrin informata drejtpërdrejt nga personat adekuat të Universitetit të Londrës dhe London School of Economics.

Për më shumë vizitoni uebfaqen zyrtare http://riinvest.net ose faqen e Facebook.