LAJMI I FUNDIT:

Kolegji ILIRIA pjesë e projektit FUTURE, në kuadër të programit Erasmus+

Kolegji ILIRIA pjesë e projektit FUTURE, në kuadër të programit Erasmus+

Në Torino të Italisë, tashmë ka filluar implementimi i projektit FUTURE në kuadër të programit Erasmus+, ku po merr pjesë edhe Kolegji ILIRIA, së bashku me partnerët nga: Italia, Spanja, Belgjika, Polonia, Greqia, Bullgaria dhe Sllovenia.

Projekti FUTURE ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e institucionit, stafin dhe studentët e Kolegjit ILIRIA, të avancohen në studime dhe karrierë, duke fituar njohuri përmes aplikimit të metodave të teknologjisë bashkëkohore dhe inovative.


Kolegji ILIRIA për shumë vite me radhë ka zhvilluar partneritet me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, me ç’rast ka përfituar dhe implementuar shumë projekte, në kuadër të programit Erasmus+.

Kolegji ILIRIA po vazhdon të të kontribuoj në avancimin dhe zhvillimin e institucionit, duke qenë pjesë e projekteve të tilla, të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Këto bashkëpunime të Kolegjit ILIRIA me universitete, institucione dhe organizata ndërkombëtare vazhdimisht kanë sjellë shumë përfitime për stafin, studentët, dhe të gjithë ata që janë pjesë e projekteve në kuadër të programit Erasmus+

Ftohen studentët e Kolegjit ILIRIA dhe të gjithë të interesuarit të bashkangjiten dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen nga Programi Erasmus+.

Mos hezitoni të na kontaktoni në: erasmus@uiliria.org

Për më shumë, vizitoni: http://www.uiliria.org/ui/

#KolegjiILIRIA #TëParët

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori