LAJMI I FUNDIT:

Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës

Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës

Kolegët nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës pas tragjedisë nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Kanë qenë tre autoambulanca dhe një ekip mjekësor që janë nisur mbrëmë menjëherë pas rastit për në qytetin fqinj.

“Jemi nisur menjëherë pasi kemi marrë informacionin se digjet kovid qendra në Tetovë. Tre autoambulanca dhe një ekipi shkuam në Tetovë. Pasi mbrëmë isha kujdestar në spital këtu në Gostivar, me personelin që shkuan në Tetovë isha edhe unë në vendngjarje. Kemi ndihmuar kolegët tanë rreth asaj që ishte e nevojshme. Ndajë dhimbjen time me Tetovën, ishte tragjedi e madhe për të gjithë ne”, deklaroi  drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.


I pyetur nëse ka pasur persona të cilët janë hospitalizuar mbrëmë nga Tetova në Gostivar, Jakupi tha se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

“Ne ishim të gatshëm të pranonim edhe të lënduar për t’i trajtuar te ne, por për një gjë të të tillë nuk pati nevojë”, bën të ditur drejtori Jakupi.

Nga tragjedia e mbrëmshme në Tetovë për pasoj mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë të lënduar, ndërsa Qeveria mori vendim që të shpallet 3 ditë zie në gjithë territorin e vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori