LAJMI I FUNDIT:

Koha që duhet të ngasin çiklistët derisa të mbushet bateria e një Tesla Model X

Koha që duhet të ngasin çiklistët derisa të mbushet bateria e një Tesla Model X

Bazuar në këtë simulim, është mësuar koha që duhet ngasë biçikletat dhe kapaciteti i mbushjes së baterisë

Nëse kemi menduar ndonjëherë, se sa kohë duhet të ngasin çiklistët biçikleta, për të mbledhur energji që ta mbushin baterinë e një Tesla Model X, këtë përgjigje e ka gjetur një emision i kanalit Finnish TV që transmetohet në Norvegji, transmeton Telegrafi.


Janne Kapylehto e ka zhvilluar një sistem, që mbledhë energjinë kinetike nga rrotullimi i rrotave të biçikletave dhe e kthen atë në fuqi elektrike, sikur një mbushës i makinave që mbushen me rrymë.

Për këtë simulim, Kapylehto angazhoi nëntë çiklistë profesionistë, të cilët nisën të ngisnin në formë të njëjtë për 20 minuta. Kur kjo kohë përundoi, ishte mbushur bateria e kësaj Tesla, aq sa për të vozitur për dy kilometra.

Sikur të shfrytëzohet kjo fuqi, mbushja në tërësi e baterisë së Telsa Model X, do të kërkonte që nëntë çiklistë të ngasin për tri ditë, 22 orë e dhjetë minuta, pa ndaluar për pauzë, që të hanë bukë apo të shkojnë në tualet.

Tani që e dini se sa kohë nevojitet fuqia e çiklistëve, bëhet e ditur se ky është edhe simulimi i parë ndonjëherë, që njëherësh edhe rekordi i mbushjes së baterisë me fuqinë e çiklistëve. /Telegrafi/