Stili i rrugës dhe parashikimet pranverore të “Pantone” për ngjyrën e vitit janë treguesit kryesorë të cilët përcaktojnë trendet e reja të veshjeve dhe aksesorëve

Ndonjëherë është e vështirë për t’i ndjekur të gjithë këto trende pasi ato ndryshojnë vazhdimisht dhe ndonjëherë nuk janë lehtësisht të kombinueshme.


Tani është pikërisht koha për të filluar rifreskimin e gardërobës me ngjyrat më në modë të momentit. Nga ngjyrat e buta pastel deri tek ngjyrat e theksuara, paleta e ngjyrave të këtij sezoni ofron një shumëllojshmëri opsionesh që i përshtaten çdo shijeje dhe stili.

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një ngjyrë e cila bie në sy ose diçka më elegante, kemi gjetur nga një nuancë për të gjitha.

Në vijim do t’ju tregojmë ngjyrat më “IN” për t'u veshur këtë pranverë dhe e përbashkëta që kanë është fakti se do ju bëjnë të dukeni bukur pa u munduar fare.

Mustarda

3 olours 284985 1680724955610 mainc 714

Rrobat dhe aksesorët ngjyrë mustardë rikthehen gjithnjë gjatë kësaj periudhe. Këshilla jonë është të siguroheni se keni gjetur nuancën e duhur.

Ngjyra e ullirit

44

Ngjyra e ullirit është thjesht klasike! Këtë vit, sa më e hapur, aq më mirë.

Ngjyra krem

5 ours 284985 1649837188619 mainc 599

E hijshme, e ëmbël dhe e thjeshtë. Çfarë doni më shumë?

Ngjyra mandarinë

6 pring colours 284985 1649775726446 mainc 854

Me këtë ngjyrë, nuk ka sesi të mos bini në sy. Me të, duket se ndiqni çdo lajm për modën.

Bluja kobalt

7 lassic spring colours 284985 1649775470568 mainc 136

Bluja kobalt është ngjyra ideale për stinën e pranverës pasi krijon ndjesinë e freskisë dhe qetësisë. /Telegrafi/