LAJMI I FUNDIT:

Koha mesatare e zgjatjes së seksit: Dallimi midis femrave do t’ju befasojë!

Koha mesatare e zgjatjes së seksit: Dallimi midis femrave do t’ju befasojë!

Më të kënaqura seksualisht janë danezet, të cilat kanë thënë që në seks kënaqen 44 minuta.

Besoni apo jo, femrat e pjesëve të ndryshme të botës përjetojnë dallime të mëdha kur është fjala për kënaqësinë seksuale.


Sajti britanik për njohje Victoria Milan ka intervistuar femrat e 20 shteteve të botës me qëllim që të hulumtojë kohën mesatare e cila do të jetë e nevojshme që partneri t’i kënaqë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 6.177 femra, ndërkaq rezultati ka treguar që më të kënaqura seksualisht janë danezet, të cilat kanë thënë që në seks kënaqen 44 minuta.

SHBA femrat në seks kënaqen 41 minuta – ky shtet është në vendin e dytë në botë, ndërkaq pasojnë finlandezet me 39 minuta.

Në pesë vendet e para është gjendur edhe Kanadaja ku femrat mesatarisht kanë bërë dashuri 37 minuta, transmeton Telegrafi.

Femrat e Afrikës Jugore janë në pjesën e dytë të listës me mesatarisht 15 minuta kënaqje në seks, belget me 21 minuta, ndërkaq femrat e Spanjës, Holandës, Italisë, Francës ishin të kënaqura pas 23 minutave.

Vetëm mashkulli i vërtetë mund të njohë dhe të plotësojë apetitin seksual të një femre. Gabimi i shpeshtë është që femrat mendojnë që vetëm mashkulli duhet të jetë i kënaqur – kënaqja është e dyanshme.

“Nëse arrini të mbani në krevat femrën që ka vetëbesim, që është shumë e bukur dhe e pavarur, atëherë edhe ju si bashkëshort i saj patjetër duhet të angazhoheni që edhe ajo të jetë e kënaqur”, thekon në deklaratën e vet drejtori ekzekutiv i sajtit, Sigurd Vedal. /Telegrafi/