LAJMI I FUNDIT:

Koha kur Conte pranoi si dhuratë fanellën e Unitedit të nënshkruar nga Mourinho gjatë një konference te Chelsea

Koha kur Conte pranoi si dhuratë fanellën e Unitedit të nënshkruar nga Mourinho gjatë një konference te Chelsea

Antonio Conte është duke u lidhur shumë me një kalim te Manchester United.

Spekulimet për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer u intensifikuan në fundjavë pasi United u shkatërrua 5-0 në shtëpi nga Liverpooli.

Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe aktualisht është i papunë pasi u largua nga Interi në verë.


Nëse dëshiron ta shpëtoj punën, Solskjaer duhet ta largojë Fernandesin dhe Ronaldos, duke luajtur me këtë formacion
Lexo po ashtu Nëse dëshiron ta shpëtoj punën, Solskjaer duhet ta largojë Fernandesin dhe Ronaldos, duke luajtur me këtë formacion

Besohet se United ka interesiim dhe ai është favorit për t’i dhënë vendin e punës nëse klubi i Mançesterit vendos të shkarkojë norvegjezin.

Spekulimet kanë rikthyer kohën kur Contes iu dha një fanellë e United, ndërsa ai ishte trajner në Chelsea.

Më 15 shkurt të vitit 2018, Conte po fliste në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së Chelseat në FA Cup me Hull City.

Stefano Corti, një komedian italian i paraqitur si gazetar, e ndërpreu konferencën teksa i dhuronte Contes një fanellë të United.

Fanella kishte emrin e Conte në anën e pasme dhe ishte nënshkruar nga menaxheri i United në atë kohë, Jose Mourinho.

Vetëm disa javë më parë, Corti ‘mashtroi’ Mourinhon që nuk e dinte se për kë ishte fanella.

Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United - por italiani ka ende disa rezerva
Lexo po ashtu Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United - por italiani ka ende disa rezerva

Komediani e kapi momentin në video dhe më pas i tregoi Contes pamjet.

Ai vazhdoi t’i dhuroi Contes fanellën, duke thënë, për ESPN: “Kjo është një dhuratë për ty. Është nënshkruar nga Jose Mourinho…’Për mikun tim Antonio’, rroftë miqësia… a t’jua lë juve?”.

Conte nuk dukej shumë i impresionuar. Pas disa sekondash vetëm duke e parë fanellën, ai u përgjigj: “Jo, mund ta marrësh me vete. Mbaje, do ma japësh më vonë”.

Conte, çuditërisht, nuk kishte asnjë interes të merrte fanellën pasi e la aty në fund të konferencës për shtyp.

Gati katër vjet më vonë dhe Conte së shpejti mund të prezantohet me një fanellë të United – këtë herë nga pronarët e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori