LAJMI I FUNDIT:

Koenigsegg Regera arriti rekord për vozitjen deri në 400 kilometra në orë dhe kthimin në zero

Koenigsegg Regera arriti rekord për vozitjen deri në 400 kilometra në orë dhe kthimin në zero

Tejkalon rekordin e vet, duke lëvizur edhe më shpejtë

Disa vite më parë, Bugatti shënoi rekord shpejtësie, kur një Chiron arriti nga zero deri në 400 kilometra në orë dhe është kthyer sërish në zero, brenda 41.96 sekondave, transmeton Telegrafi.


Festimet e Bugattit nuk ishin të gjata, meqenëse Koenigsegg shfrytëzoi një Agera RS, duke e thyer rekordin e Chiron, me kohëzgjatje prej 36.44 sekondave. As më ketë nuk ishte e kënaqur Koenigsegg, pasi e vuri në funksion një Regera dhe arriti që këtë rekord, ta zbret në 33.29 sekonda, në një hapësirë në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Meqenëse Bugatti Chiron Super Sport 300+ arriti shpejtësi deri në 490 kilometra në orë, Koenigsegg nuk lejon që rivali tij të jetë për më gjatë në qendër të vëmendjes. Për të treguar fuqinë që ka Regera, është dërguan në një pistë aeroplanës që ndodhet thellë në malet e Rada të Suedisë, deri e u pilotua nga Sonny Person.

Kjo makinë theu rekordin e mëparshëm, pasi deri në 400 kilometra në orë dhe kthimin sërish në zero e bëri për 31.49 sekonda. Deri në 400 kilometra në orë, Koenigsegg Regera e arriti për 23.65 sekonda, derisa për 8.83 sekonda ka arritur të ndalonte sërish.

Janë pak më shumë se dy sekonda, krahasuar me rekordin e mëparshëm, megjithatë kjo është një arritje mjaft e mirë. /Telegrafi/